Ja si mund t’i fshini rrudhat dhe shenjat e lodhjes nga fytyra sa hap e mbyll sytë

  • 12 February 2020 - 13:25
Ja si mund t’i fshini rrudhat dhe shenjat e lodhjes nga fytyra sa hap e mbyll sytë

Nëse në fytyrën tuaj keni vërejtur  rrudha të reja dhe shenja të lodhjes, ju propozojmë ta përgatisni këtë maskë të shkëlqyeshme dhe ta rregulloni fytyrën shumë shpejt. Pos se është ekonomike dhe e thjeshtë, kjo maskë është krejt natyrale, dhe shtrëngon fytyrën sikurse botoksi  kontrovers. Ky është një tretman i shkëlqyeshëm nëse dëshironi të përgatiteni për ndonjë dalje të shpejtë, takim apo festë, sepse efektet e maskës janë momentale – vërehen që pas përdorimit të parë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

- Miell misri -1 lugë

– Lëng të freskët  të shtrydhur nga karota – 5 lugë

– Ajkë të thartë – 1 lugë

Përgatitja e maskës:

Në gjysmë gote me ujë tretni miellin e  misrit. Më pas përzierjen që e keni në enë ia shtoni edhe 100 ml ujë të vluar. E vendosni mbi shporet  dhe e zieni në zjarr të lehtë derisa të shndërrohet në masë të trashë homogjene. Më pas, kur të jetë ftohur masa e fituar, shtoni edhe lëngun e karotës të freskët të shtrydhur dhe ajkën e thartë. E përzieni mirë dhe e lini në fytyrë për të qëndruar 25-30 minuta.  Më pas fytyrën e pastroni me ujë të vakët dhe e thani mirë.

(Kosova Sot Online)