Kujdesi për lëkurën e fytyrës përmes përzierjeve natyrale

  • 13 February 2020 - 13:07
Kujdesi për lëkurën e fytyrës përmes përzierjeve natyrale

Kujdesi ndaj fytyrës gjithsesi se është rutinë higjienike, të cilën sa më shpesh duhet aplikuar. Pos që duhet ta ushqeni përmes mineraleve dhe vitaminave, nuk duhet të lini anash edhe pilingun dhe maskat, të cilat në masë të madhe ndihmojnë në dukjen e bukur të lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kujdesi për lëkurën e tharë

Personat me lëkurë të tharë duhet pasur kujdes me lëkurën. Për fat të keq, shumica e kozmetikës ndihmon vetëm sipërfaqësisht. Është e vërtetë se parandalojnë tharjen e lëkurës, mirëpo njëkohësisht parandalon edhe frymëmarrjen e lëkurës dhe parandalon lagështinë e nevojshme.

Receta: vaj për fytyrë

20 ml badem bimor, 5 ml vaj aguliçeje, 10 pika vaj eterik të farave të karotës, 5 pika vaj eterik të kamomilit. Masën e vendosni në fytyrë, dy here në ditë me një shtresë të hollë.

Kujdesi për lëkurën e yndyrshme

Lëkura e yndyrshme është pasojë e gjëndrave të djersitjes që dhurojnë dukjen si një fytyrë që shkëlqen. Një lloj si ky i lëkurës paraqet problem estetik, të cilin femrat e mbulojnë me pudër, duke e konsideruar si zgjidhje të përkohshme. Pudra nuk ndihmon në zvogëlimin e sekretimit të yndyrës, por fizikisht e thith atë, duke mbyllur poret, që vështirëson funksionimin normal të lëkurës,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Receta: tonik për fytyrë

Një lugë glicerinë dhe një limon janë kombinimi që zvogëlon sekretimin e yndyrave dhe parandalon përhapjen e akneve.

Kujdesi për lëkurën e përzier

Kremi për këtë lloj të lëkurës varet prej asaj se çfarë përbërësish përmban. Në kremrat klasike, e edhe në ato më të shtrenjtat substance kryesore është vazelina, parafina dhe vaji i rafiniruar bimor. Prandaj, është koha që të përgatisni një krem, me përbërësit që i keni në kuzhinë.

Receta: krem për fytyrë

30 g rozmarinë, 2 g glicerol dhe pak alantoinë. Për këtë lloj të kremit të lëngshëm gjithmonë përdorni rozmarinë, në mënyrë që kremi të jetë sa më hidratues.

(Kosova Sot Online)