Leximi i fytyrës tregon sëmundjen që ju pret

  • 14 February 2020 - 15:33
Leximi i fytyrës tregon sëmundjen që ju pret

HARTA KINEZE E FYTYRËS ZBULON SE ME ÇKA LUFTON ORGANIZMI JUAJ

Kinezët kanë menduar gjatë se organet në trupin tonë janë të lidhura mes vete, prandaj kur ndodh diçka jo e dëshiruar, atëherë mjekohet tërë trupi, e jo vetëm simptomat. Përpilimi i hartës kineze të fytyrës, apo "Mien Shiang", d.m.th. leximi i fytyrës dhe mjekësia tradicionale kineze beson fort se fytyra tregon më shumë sesa ajo se a jeni e bukur, apo jo. Kur njëri nga organet tona më të mëdha -lëkura -fillon të japë simptoma, kjo mund të jetë tregues se diçka tjetër nuk është si duhet te ne, ku gjithçka do të manifestohet në fytyrë.

MIDIS VETULLAVE: MËLÇIA

Shkaktarët: Sikur më lart. Kjo vë në pah se sistemi juaj i tretjes është duke punuar së tepërmi dhe nuk ka kohë për të pushuar. Ju po ashtu mund të jeni alergjikë në disa gjësende ushqimore, sikur që është gruri, apo mishi. Ilaçi: Preferohen ushqimet e freskëta dhe të shëndetshme, ajri i freskët, ushtrimet qetësuese, sikur që janë joga, ecja e shpejtë dhe meditimet.

HUNDA: ZEMRA

Shkaktarët: Kapsllëku, problemet me tretje, gazrat, fryrja dhe qarkullimi i dobët. Shtypja e lartë e gjakut po ashtu mund të shkaktojë probleme nga kjo pjesë e fytyrës tuaj. Ilaçi: Kontrollojeni shtypjen e gjakut, në mënyrë që të jeni të sigurt se është në kuadër të vlerave normale, po ashtu duhet ta kontrolloni edhe nivelin e kolesterolit dhe të konsumoni ushqime me pak yndyra. Çaji i gjelbër organik do t'ju ndihmojë që t'i largoni helmet dhe ushtrimet e matura, të përditshme, po ashtu do t'ua përmirësojnë gjendjen.

PJESA E EPËRME E FAQEVE: MUSHKËRITË

Shkaktarët: Astma, ndotja, pirja e duhanit, krejt kjo do të ndikojë në këtë pjesë. Ky është po ashtu vendi ku krijohen rrathët e zi nën sy. Ilaçi: Qëndroni larg ajrit të ndotur, mjegulla, tymi, etj. Rriteni përqindjen e oksigjenit. Nëse pini duhan, lëreni menjëherë. Preferohet aktiviteti fizik në ajër të pastër, kurse ushqimet e yndyrshme dhe me shumë mëlmesa duhet t'i evitoni.

FAQJA E DJATHTË DHE AJO E MAJTË - MUSHKËRITË DHE VESHKAT

Shkaktarët: Pirja e duhanit, tretja e dobët, problemet me lukth, stresi, sasitë e tepërta të sheqerit, alergjitë e mundshme. Ilaçi: Eliminoni ushqimet e përpunuara nga menyja juaj dhe sigurohuni që të përdorni grim kualitativ, apo produkte për kujdes ndaj lëkurës që janë të përshtatshme për lëkurën tuaj. Meqë faqet tuaja vijnë në kontakt me materialet, sikur jastëkët dhe celularët, sigurohuni që ato të jenë të pastra. E njëjta gjë vlen edhe për vendosjen e grimit me sfungjerë dhe me brusha.  

GOJA DHE MJEKRA: LUKTHI

Shkaktarët: Ushqimet e pasura me yndyra, sheqer dhe stimulues, sikur që janë kafeina dhe alkooli. Kjo është pjesa e cila më së shumti preket pas ushqimeve sezonale. Qëndrimi zgjuar deri natën vonë, si dhe stresi, po ashtu mund të çojnë deri te çrregullimi i balancës hormonale. Ilaçi: Dieta Detoks do t'ju ndihmojë që ta pastroni organizmin dhe ta arrini ekuilibrin. Konsumoni mjaft perime me ngjyrë të gjelbër, të mbyllët dhe sigurohuni që të pini sasi të mjaftueshme të ujit. Nëse problemet vazhdojnë, atëherë këshillohuni me mjekun për të gjitha problemet hormonale në organizmin tuaj.

NOFULLAT DHE QAFA: HORMONET

Shkaktari: Kjo mund të thotë se organizmi juaj lufton kundër baktereve, stresit, ndryshimeve të ambientit, apo ndryshimeve në mënyrën e jetesës. Po ashtu, kjo do të mund të ishte për shkak të ovulimit. Ilaçi: Mbajeni këtë hapësirë të pastër dhe sa më shumë qëndroni në ajër të pastër. Ushtrimet e matura, sikur që janë joga dhe meditimet, do të jenë të dobishme për ju. Edhe tabletat omega 3-6-9 po ashtu do t'ju ndihmojnë që t'i balanconi hormonet.

VESHËT: VESHKAT

Shkaktarët: sasitë e tepërta të kripës, mëlmesave, mungesa e ujit. Ndonjëherë, sasitë tepër të mëdha të kafeinës mund të pasqyrohen në këtë hapësirë. Ilaçi: Zvogëlojeni marrjen e kripës, mëlmesave dhe kafeinës, por po ashtu pini edhe mjaft ujë.

(Kosova Sot Online)