Fshehtësi bukurie për femra në të tridhjetat

  • 16 shkurt 2020 - 08:48
Fshehtësi bukurie për femra në të tridhjetat

Me siguri se deri në moshën 30-vjeçare keni ndryshuar disa lloje të grimit, e për stil të flokëve as të mos flasim. Por, a jeni të sigurta se dukja juaj momentale përshtatet me moshën tuaj?

“Smokey eyes” i butë

Harrojeni të zezën përreth syve që e keni praktikuar në të njëzetat. Në vend të nuancave të errëta, zgjidheni ndonjë nuancë të bronztë apo rozë dhe krahasojeni me ngjyrën e butë të trëndafilave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Flokët e shkurtër

Harrojini flokët e gjatë, e sidomos të hekurosur dhe të ngjyrosur me ndonjë ngjyrë të “çmendur”. Flokët tuaj meritojnë të marrin frymë lirisht. Shkurtojini deri te krahët. Do ta shihni se çfarë ndryshimi do të pësoni në dukjen tuaj.

Buzëkuqi gjatë ditës

Përse buzëkuqin tuaj të kuq të preferuar do ta ruani për mbrëmje dhe vetëm kur dilni? Lirisht mund ta vini në punë, me shoqet apo në shoping. Por, mbani mend që pjesa tjetër e grimit të jetë neutrale.

Preni balluket!

Stilin e flokëve mund ta ndryshoni duke prerë balluket. Jo vetëm se do t’ju dhurojë tjetër dukje, por nëse lëshoni flokët do t’ju ndihmojnë t’i fshihni disa prej rrudhave në ballin tuaj.

Lëkura me shkëlqim

Kini kujdes sa më shumë për lëkurën tuaj, mos anashkaloni kremrat e ditës e të natës, përgatisni maskë për fytyrë të freskët në shtëpi. Përkushtojuni lëkurës tuaj dhe kujdesuni për të.

Llaku i kuq

A e dini se llaku i shndritshëm me ngjyrë të kuqe bën që duart të duken më të reja? Harrojeni llakun e kuq të errët, të cilin e keni përdorur si 20-vjeçare. Por, nëse keni vena të theksuara në duar, përcaktohuni për ndonjë nuancë të portokalltë, në mënyrë që lëkura të mos ju duket si e sëmurë.

(Kosova Sot)