Katër hapa të thjeshtë për krijimin e grimit të syve “smokey”

  • 24 February 2020 - 10:11
Katër hapa të thjeshtë për krijimin e grimit të syve “smokey”

Grimi i syve “smokey” duket se nuk e ka ndërmend që të dalë nga moda, pasi që tash e një kohë të gjatë e kemi parë nëpër revytë më të mëdha të modës. Artistja e grimit Norman Pohl ka dhënë instruksione, bazuar në katër hapa të thjeshtë, për mënyrën më të lehtë të krijimit të grimit të syve “smokey”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hapi i parë:

Përgatitja e lëkurës: Fillimisht, aplikoni bazë të grimit, me nuancë të njëjtë me ngjyrën e lëkurës suaj. Ky trik ju ndihmon që ta ndritni lëkurën përreth syve tuaj.

Hapi i dytë:

Pastaj, përdorni eyeliner të lëngët ose thjesht laps për krijimin e “eyeliner”-it dhe aplikojeni në linjën e qerpikëve. E mira e gjithë kësaj është se nuk është e rëndësishme që “eyeliner”-i të aplikohet shumë saktë, pra mund të bëni lëshime.

Hapi i tretë:

Aplikimi i hijezuesit të syve: Është shumë e rëndësishme ta mbani në mendje faktin se në pjesën më afër linjës së qerpikëve duhet të aplikoni hijezues me ngjyrë më të errët, ndërsa në pjesën e kapakëve të syve, që janë më afër ashtit të vetullave, duhet aplikuar hijezues me ngjyrë më të çelët.

Hapi i katërt:

Maskara: Në mënyrë që edhe qerpikët tuaj të përshtaten sa më mirë me hijezuesin e syve, është shumë e rëndësishme t’i aplikoni disa shtresa maskarë dhe atë duke përdorur ngjyrën e njëjtë të maskarës.

(Kosova Sot Online)