Trendët e grimit për pranverën e këtij viti

  • 27 February 2020 - 16:40
Trendët e grimit për pranverën e këtij viti

Dimri dalëngadalë po ikën dhe pranvera po afrohet. Si rrjedhojë, produktet e grimit, që përdoren gjatë stinës më të ftohtë të vitit, më nuk duhet të zënë vend në çantat tuaja. Ato duhet zëvendësuar me produkte pranverore, të cilat do t’ju ndihmojnë në krijimin e trendëve, që i kemi renditur më poshtë.

“Eyeliner”-i i lëngët

Përdorimi i “eyeliner”-it të lëngët ka qenë njëri nga trendët më të mëdhenj të revyve të modës për trendët pranverorë. Për më tepër, krijimi i “eyeliner”-it me skaje të mprehta ka tërhequr vëmendjen e shumicës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Buzët me ngjyrë të ndezur

Një tjetër trend, që pritet të rikthehet fuqishëm në pranverën e këtij viti, është përdorimi i buzëkuqit me ngjyra të ndezura. Këtë gjë më së miri e dëshmojnë revytë e modës, ku modelet me buzë të ndezura kanë qenë shumë të zakonshme.

Hijezuesi i syve me ngjyrë kafe

Ngjyra kafe është nga ato ngjyrat që duket se kurrë nuk del nga moda, të paktën jo edhe për disa vite. Kjo ngjyrë do të gjejë përdorim të madh edhe në pranverën e vitit 2015 ndërsa ndikim të madh ka fakti që ngjyra kafe mund të kombinohet shumë lehtë me ngjyrat e tjera.

Ngjyrat e ndezura

Ngjyrat e ndezura janë shumë pranverore, andaj përjashtim nuk do të bëjë as sezoni pranveror i këtij viti, pasi që pritet që të shihen shumë femra, me “eyeliner” me ngjyra të ndezura.

Sa më natyrale, aq më e bukur

Një tjetër trend që nuk del kurrë nga moda është thjeshtësia. Natyrisht, sa më natyrale që dukesh, aq më tërheqëse do të jesh. Këtë gjë e dëshmon edhe fakti që shumë nga modelet që janë shfaqur nëpër revytë e modës për stinën e pranverës  kanë pasur fare pak grim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ngjyra e livandës

Ngjyra e livandës, apo ngjyra vjollcë e çeltë, është një tjetër ngjyrë që do të gjej përdorim të madh në hijezimin e syve gjatë kësaj pranvere. Në fakt, kjo ngjyrë është e përkryer për ato netët, kur përdorimi i ngjyrës së zezë ose ngjyrës kafe duket shumë i rëndë.

Sytë “smokey”

Pothuajse të gjitha kompanitë, të cilat merren me prodhimin e produkteve të grimit u kanë kushtuar rëndësi të madhe produkteve për krijimin e grimit të syve “smokey”, që, gjatë kësaj pranvere, pritet të gjejë vend të rëndësishëm në rutinën e grimit të shumicës së femrave në botë.

Bronzuesi

Përdorimi i bronzuesit është një trik shumë i thjeshtë, që ju ndihmon të dukeni sikur jeni ledhatuar nga rrezet e diellit. Kjo karakteristikë e bronzuesit ka bërë që ky produkt të cilësohet si i domosdoshëm për ditët e para të ngrohta të vitit. 

(Kosova Sot Online)