Parukierja me koronavirus bëri trajtime bukurie tek 40 klientë dhe u sëmur! Qeveria merr vendimin serioz

  • 29 February 2020 - 09:41
Parukierja me koronavirus bëri trajtime bukurie tek 40 klientë dhe u sëmur! Qeveria merr vendimin serioz

Frika nga koronavirusi ka prekur shumë shtete të botës. Një ndër ta është edhe Australia që ka njoftuar se do të dënohen udhëtimet nga Irani.

Vendimi erdhi pasi një parukiere që sapo mbërriti në vend u diagnostikua me Covid-19.

Ka dyshime se mund të ketë infektuar 40 persona të tjerë duke bërë trajtime bukurie. Gruaja 63-vjeçare që punon në një sallon në qendrën tregtare ‘Fair’ në Southport u sëmur të enjten në punë.

Aktualisht ndodhet në izolim në spitalin Gold Coast. Gruaja i ka bërë trajtime bukurie klientëve dhe ka qëndruar me secilën prej tyre rreth 15 minuta.

Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të shtohen rastet, prandaj kanë nisur hetimet.

Qëllimi është të gjejnë klientët e parukieres për ti testuar nëse rezultojnë pozitiv ndaj virusit që ka prekur shumë shtete të botës.

(Kosova Sot Online)