Mënyrat më të përshtatshme për reduktimin e ënjtjes së lëkurës përreth syve

  • 01 March 2020 - 13:50
Mënyrat më të përshtatshme për reduktimin e ënjtjes së lëkurës përreth syve

 humë femra kanë probleme me ënjtjen e lëkurës përreth syve, sidomos në mëngjesin e ditës pas një nate të gjatë jashtë. Mënyrat më të përshtatshme për shmangien e këtij problemi, zakonisht përbëhen nga përdorimi i produkteve natyrale, të cilat me shumë gjasë i keni në kuzhinën tuaj. Metoda e parë, që mund të përdorët për reduktimin e ënjtjes dhe fryrjes së lëkurës përreth syve është përdorimi i qeskave të çajit, të cilat fillimisht duhet të futen në ujë të nxehtë, të nxirren, të shtrydhen, të lihen për t'u ftohur dhe përfundimisht të vendosen në sy, ku duhet lënë për ta kryer punën e tyre për dhjetë minuta.

Për më tepër, mund të përdorën edhe rriskat e trangullit, që janë të njohura për përmirësimin e qarkullimit të gjakut në këtë pjesë të lëkurës. Ndërsa, nëse nuk keni shumë kohë për ta reduktuar ënjtjen e lëkurës përreth syve, përdorni produkte që përmbajnë sasi të madhe të kafeinës. Për trajtim më afatgjatë të këtij problemi, dermatologët kanë rekomanduar kujdesin e shtuar në ushqim duke thënë që konsumimi i pijeve të gazuara luan një rol të madh negativ në ënjtjen e lëkurës përreth syve, ndërsa ushqimet që mund të ndikojnë në reduktimin e këtij problemi janë pemët dhe perimet në përgjithësi dhe perimet e gjelbra në veçanti.

(Kosova Sot Online)