Hapat që duhen ndjekur për lëkurë të përkryer

  • 02 mars 2020 - 11:01
Hapat që duhen ndjekur për lëkurë të përkryer

Të gjitha femrat që duan të kenë një ten të përsosur të lëkurës së fytyrës, duhet t'i ndjekin hapat e mëposhtëm çdo ditë.

1. HAPINI PORET! Procedura fillon me hapjen e poreve të ndyta me qëllim të pastrimit të tyre të tërësishëm. Lageni një leckë në ujë të nxehtë dhe me të krijoni presion mbi pore. Uji dhe avulli ndikon në hapjen e mëtejme të poreve dhe pastrimin e tyre. Sigurohuni që uji të mos jetë shumë i nxehtë.

2. PASTROJINI PORET!

Para se të vazhdoni me hapin e radhës, pastrojini duart me sapun dhe ujë të vakët. Pastaj, hidhni pak pastrues në pëllëmbët e duarve dhe me të trajtojini fytyrën, duke i lëvizur pëllëmbët e duarve në mënyrë rrethore. Mbajeni në mend: uji i ftohtë i mbyll poret, ndërsa uji i vakët dhe i nxehtë i hap ato.

3. ZBUTJA

Përzieni dy lugë gjelle ujë dhe dy lugë gjelle sheqer. Përzieni këta dy përbërës deri sa të krijohet një pastë e hollë dhe përfundimisht përzierjes shtojani edhe një lugë gjelle sheqer, para se ta përzieni përsëri. Kur ta keni fituar masën homogjene, vendoseni përzierjen në pëllëmbë të duarve dhe me të trajtojeni lëkurën e fytyrës.

4. PËRDORNI LËNG LIMONI!

Ndajeni dhe shtrydheni një limon, për të mbledhur rreth 20 pika lëng limoni. Lëngun e limonit duhet ta vini në kontakt me lëkurën, mirëpo mos e lini limonin gjatë në lëkurë, pasi që, në këtë mënyrë, mund të shkaktohet irritimi i lëkurës.

5. MBYLLINI PORET!

Ndaleni ujin e nxehtë dhe lëshojeni ujin e ftohtë. Mbushni pëllëmbët e duarve me ujë të ftohtë dhe me të trajtojini poret, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllen dhe ju mund të vazhdoni me grimin apo rutinën tuaj të bukurisë.

(Kosova Sot Online)