E pabesueshme çfarë ndodh me ne kur dëgjojmë zërin e nënës në telefon

  • 06 March 2020 - 13:23
E pabesueshme çfarë ndodh me ne kur dëgjojmë zërin e nënës në telefon

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të jetoni larg nënës tuaj? Si ja keni bërë prej mallit dhe nostalgjisë?!

Tashmë shkencëtarët japin një lajm të mirë, pasi duket se zëri i nënës në telefon, rezulton me efekt si një përqafim i vërtetë. Pavarësisht nga distanca, të dëgjuarit e zërit apo të parit e nënës me videotelefonatë, stimulon trurin tonë, njëlloj sikur të kishim kontakt fizik.

Studiuesit amerikanë University of Wisconsin-Madison kanë zbuluar se zëri i nënës prodhon të njëjtin efekt si kontakti fizik. Për të arritur në këtë përfundim është zhvilluar një sondazh tek një grup prej 61 vajzash me moshë nga 7 deri në 12 vjeç, të cilat po kalonin momente stresuese.

Studimi i botuar në revistën shkencore “Proceedings of the Royal Society”, tregoi se zëri i nënës në telefon, çliron oksitocinë, duke mbajtur larg stresin.

Kështu studimi tregon se zëri i nënës, e cila është njeriu më i dashur për fëmijën, shkakton të njëjtin efekt si përqafimi. Kështu që nëse ndiheni keq, bëjani një telefon nënës tuaj.

(Kosova Sot Online)