Gabimi më i madh në larjen e getave, këshilla për t’i ruajtur sa më gjatë

  • 11 March 2020 - 09:06
Gabimi më i madh në larjen e getave, këshilla për t’i ruajtur sa më gjatë

Larja e getave nuk është e vështirë, por do vetëm pak kujdes.

Është më shumë se kurrë sezoni i getave. Janë të shumta gratë dhe vajzat që gjatë gjithë periudhës së ftohtë e ndjejnë veten më ngrohtë me geta se sa me pantallona.

Shumë të tjera shpenzojnë shifra të mëdha parash për getat. Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për to në mënyrë që të zgjasin sa më shumë.

Larja e getave nuk është e vështirë, por do vetëm pak kujdes. Për kohën e larjes, varet edhe nga preferenca personale, sepse disa mendojnë se getat duhen larë pas ëdo përdorimi, ndërsa të tjerë mendojnë se varet nga përdorimi.

Në lidhje me procesin e larjes, më poshtë janë disa këshilla:

Mënyra e parë: Me makinë larëse

– Vendosi getat në një çantë larëse (ose në një këllëf jastëku nëse nuk ke) dhe vendos procesin e larjes delikate në makinë.

– Përdor ujë të ngrohtë, sepse kjo është mënyra për t’u ruajtur ngjyrën dhe materialin getave sa më gjatë.

– Shto një detergjent të zbutur (jo pluhur).

– Pasi cikli i larjes të ketë mbaruar, nxirri getat dhe lëri të thahen në mënyrë natyrale.

Mënyra e dytë: Larje me dorë

– Sigurohu që lavamani është i pastër.

– Mbushe lavamanin me ujë të ngrohtë dhe futi getat në ujë.

– Shto edhe këtu detergjent të lëngshëm dhe fillo t’i pastrosh getat me dorë.

– Shpëlaji disa herë derisa i gjithë detergjenti të jetë pastruar.

– Shtrydhi butësisht getat për të hequr sa më shumë ujë.

– Pasi të kesh hequr pjesën më të madhe të ujit, lëri të thahen natyrshëm.

(Kosova Sot Online)