Si të dezinfektoni mjediset ku qëndroni

  • 15 March 2020 - 11:24
Si të dezinfektoni mjediset ku qëndroni

Nisur nga njohuritë e deritanishme për koronavirusin, mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e tij është shmangia e kontakteve me të tjerët përmes izolimit dhe dezinfektimit të mjediseve dhe sendeve që janë prekur nga persona të tjerë, pasi mikrobet e virusit mund të qëndrojnë në ajër për disa orë dhe për disa ditë në materiale të caktuara.

Më poshtë është një përshkrim i thjeshtë si mund të bëhet dezinfektimi.

Hapi i parë: Pastrimi

Pastrimi heq mikrobet dhe papastërtitë nga sipërfaqet e mjedisive dhe objekteve. Pastrimi nuk i vret mikrobet, por i zhvendos nga sipërfaqet tek materialet që përdoren për pastrim, të cilat duhet të hidhen ose dezinfektohen, duke ulur si sasinë e mikrobeve dhe viruseve, por edhe rrezikun e infektimit.

Hapi i dytë: Dezinfektimi

Dezinfektimi i sipërfaqeve të pastruara duhet të bëhet me anë të solucioneve me kimikate. Ky proces i ngordh mikrobet pasi ato janë larguar si pasojë e pastrimit. Duhen dezinfektuar si sipërfaqet, ashtu edhe materialet e përdorura për pastrim, ato të cilat nuk janë një përdorimshe, si leckat.

Gjatë pastrimit dhe dezinfektimit duhet të përdoren doreza. Pas pastrimit dhe dezinfektimit, dorezat duhet të hidhen dhe të mos përdoren më, si dhe duhet të lahen mirë duart.

Objektet që duhet të dizenfektohen

Çdo sipërfaqe dhe objekt i mundshëm në shtëpi është e mira të dizinfektohet.

Për dizenfektimin mund të përdoret zbardhues me baze klori të holluar në ujë me përmbajtje alkooli mbi 70 për qind. Dizinfekuesi nuk duhet përzjerë me amoniak ose produkt tjetër pastrimi.

Përparësi duhet t’i jepet dizinfektimit të sipërfaqeve të objekteve që preken më shumë, tavolina, karrige, doreza dyersh, çelesat e dritave, komedina, tualete, duke përdorur materialet e zakonshme pastruese dhe dezinfektuese.

Në mënyrë të veçantë duhet të dezinfektohen tualetet.

Për sipërfaqe delikate si tapete, qilima duhet të përdoren produkte të posaçme ose në mungesë të tyre ujë të nxehtë me sapun.

Duhet të pastrohen peshqirët, çarçafët dhe sendet e tjera që lahen në lavatriçe. Përdorni përveç detergjentëve të zakonshëm larës, edhe produkte për dezinfektimin e rrobave.

Rrobat e pista nuk duhet të shkunden, por duhet të futen menjëherë për t’u larë.

(Kosova Sot Online)