7 mite të flokëve, të cilat nuk janë të vërteta

  • 16 March 2020 - 10:54
7 mite të flokëve, të cilat nuk janë të vërteta

P rgatiteni veten, zonja, tani do të kuptoni që disa nga mitet që keni menduar se janë të vërteta, e madje mund t'i keni besuar, në fakt nuk janë të tilla. Nuk dihet kur kanë filluar ato, por sot ka ardhur dita që t'i hedhim poshtë përfundimisht.

1. 'PRERJET E SHPESHTA NDIHMOJNË RRITJEN'

Prerja e shpeshtë e flokëve është e rëndësishme për t'i mbajtur flokët të shëndetshëm, por nuk ka të bëjë asgjë me rritjen më të shpejtë të tyre. Të gjithë pëlqejmë që të kujdesemi për eliminimin e flokëve të dëmtuar në fund të gjatësisë së tyre, por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndihmon në rritje më të shpejtë të tyre. Profesionisti i floktarisë, Jenny Cho, thotë se flokët rriten rreth 1,3 cm çdo muaj, pa marrë parasysh a i preni ato apo jo. Kështu që mund të bëni nga një prerje çdo 8 deri në 12 javë.

2.'DUHET TË NDRYSHONI SHPESH BRENDËT E PRODUKTEVE'

Dikur mund të keni besuar se duhet të ndryshoni shamponin dhe balsamin herë pas here për të parandaluar që flokët të mësohen me atë brend, sepse kjo është shumë e dëmshme. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sipas hulumtimeve të fundit, nëse e pëlqeni një produkt të caktuar të flokëve dhe nëse ai funksionon për ju, nuk ka arsye të mos e përdorni atë.

3. 'FLOKËT DUHET KREHUR KUR JANË TË LAGUR'

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje, rekomandohet që këtë ta shmangni sa më shumë që është e mundur, pasi që kur janë të lagur flokët janë në gjendjen e tyre më të dobët. Nëse vërtet ju duhet t'i krihni ato, duhet të përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera duke filluar nga poshtë e duke shkuar më lart, duke shmangur nyjat e krijuara.

4. 'CILËSIA E FLOKËVE MUND TË NDRYSHOJË'

Ky mit mund të mos jetë aq i zakonshëm sa të tjerët, por është megjithatë ia vlen të përmendet. Pa marrë parasysh se me çfarë flokë jeni lindur, kjo nuk do të thotë se gjithë jetën do të keni të njëjtën formë dhe cilësi të flokut. Sipas dermatologut të certifikuar Joel Schlessinger, flokët kalojnë nëpër disa faza varësisht nga stresi, mosha dhe hormonet, kështu që flokët tuaj të valëzuar më vonë mund të kthehen në të drejtë.

5. 'STRESI JUA ZBARDH FLOKËT'

Nëse jeni në fund të 20-ave dhe keni filluar të shihni disa fije të bardha apo të hirta në flokët tuaj, ju mund ta keni fajësuar stresin për këtë. Mirëpo, sipas zbulimeve të fundit, nuk ka ndonjë dëshmi që e lidh stresin me zbardhjen e flokëve dhe kjo mund të ketë shumë më shumë të bëjë me faktorë të tjerë, si gjenetika apo ndonjë sëmundje e caktuar. Kështu që derisa nuk ka dëshmi përmbyllëse që përcakton stresin si një faktor kontribuues për zbardhjen e flokëve, stresi mund të shkaktojë simptoma të tjera që duhet kontrolluar.

6. 'NËSE HIQNI NJË FIJE TË BARDHË, TRI TË TJERA DO TË DALIN'

Çka mund të jetë më e tmerrshme se të gjeni një fije të bardhë të flokut diku në kokën tuaj? Të zgjoheni e të zbuloni që pasi e keni hequr atë, edhe disa të tjera ju kanë dalë. Mund t'ju them që duhet të relaksoheni e ta dini që eliminimi i fijeve të bardha nuk do të shkaktojë daljen e shumë të tjerave. Heqja e një fijeje nuk shkakton daljen e të tjerave, thjesht riprodhimin e një tjetër fijeje në të njëjtin vend.

7. 'MUND TË RREGULLONI FUNDIN E NDARË TË FLOKËVE ME PRODUKTE'

Ka shumë produkte të flokëve që premtojnë të rregullojnë ose të eliminojnë fundin e ndarë të flokëve, por kjo nuk është e vërtetë. Sapo të ndahen një herë, nuk ka mundësi që të rregulloni fundin e ndarë të flokëve. Mënyra më e mirë për eliminimin e tyre është me prerjen e tyre dhe me përdorimin e një balsami të mirë për t'i mbajtur ato të hidratuara. Ka produkte që mund t'ju ndihmojnë ta bëni fundin e ndarë të flokëve më pak të dukshëm, por mënyra më e mirë për t'i eliminuar ato është me prerjen e tyre.

(Kosova Sot Online)