Po vonoheni për punë? Përmes këtyre këshillave do të mbuloni shenjat e pagjumësisë

  • 27 March 2020 - 12:30
Po vonoheni për punë? Përmes këtyre këshillave do të mbuloni shenjat e pagjumësisë

Shkuarja vonë në gjumë dhe ngritja herët nga shtrati apo pagjumësia, e nganjëherë edhe vonesa në punë sjellin telashe. Ju sjellim disa këshilla që si të dukeni sa më mirë në ato ditët kur mezi zgjoheni nga shtrati. 

ZVOGËLONI "ËNJTJEN" E FYTYRËS

Ekspertët sugjerojnë që lëkurën e lodhur ta freskoni duke kaluar me kubëza akulli mbi fytyrë. Ënjtjet e mëngjesit do të hiqen nga të ftohtit dhe do të dukeni më e pushuar.

NDRIÇONI SYTË

Vini "eyeliner" të bardhë ose bezhë apo korrektor në këndet e kapakëve të poshtëm dhe të sipërm të syve. Kjo hap dhe freskon dukjen. Për ta forcuar efektin, shtoni një linjë të hollë me tush në këndin e qerpikëve në kapakët e sipërm dhe për mund të shtoni pak hije në nuance të pjeshkës apo portokallit.

GJUMI I DUHUR

Zgjidhje afatgjate mund të jenë edhe çarçafët prej mëndafshi apo sateni në vend të atyre prej pambuku. Sateni i butë parandalon ngacmimin e lëkurës, e është i mirë edhe për flokët, pasi që më pak i thyen majat.

PLANIFIKONI GJËRAT PARAPRAKISHT

Gjithmonë llogarisni në stilin e gatshëm të flokëve. Me një karficë të bukur do ta siguroni një grumbullim të flokëve në majë të kokës.

KOMPENSONI DUSHIN

Sa herë jeni zgjuar më herët për të pastruar flokët dhe për të arritur me kohë. Përdorni shampon për larje të thatë në sprej dhe fitoni në kohë.

QETËSONI MAJAT E FLOKËVE

Flokët shpeshherë gjatë natës dine të rebelohen dhe nuk janë ashtu si do të dëshironim të ishin në mëngjes. Për të ulur me shpejtësi flokët e ngritura, në majat e flokut vendosni pak serum apo vaj për flokë.

(Kosova Sot Online)