Roli i vajit të ullirit në kozmetikë

  • 28 March 2020 - 12:39
Roli i vajit të ullirit në kozmetikë

Vaji i ullirit është ilaç i shkëlqyer kundër të thatit, skuqjeve, dermatitit alergjik, njollave dhe puçrrave. Për lëkurën e ndjeshme të meshkujve, para rrojës, në vend të kremit për rruajtje ata duhet të përdorin vaj ulliri. Nëse bërrylat dhe gjunjët i keni të tharë, nevojitet t'i lyeni me vaj ulliri. Para se t'i ekspozoheni diellit flokët lyeni me vaj ulliri, ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit dhe kripa. Vaji i ullirit është i mirë kundër plakjes së lëkurës. Për lëkurë të irrituar nevojitet që gjatë banjës në vaskë të hidhni disa pika vaj ulliri.

KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE DHE TULLACËRISË

Nevojitet të merrni 1 dl vaj ulliri të ngrohtë në të cilën kishin shtuar 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë. Përzieni mirë gjithçka dhe lini të ftohet pak. E vini në flokë dhe le të ndikojë për 15 minuta, bën edhe më shumë. Më pas flokët i shpëlani mirë. Për disa ditë, flokët do të forcohen, e rënia e tyre do të pakësohet.

KREM PËR THEMBRA

Vaji i ullirit mund të jetë zëvendësim për kremin për shputat dhe thembrat e këmbëve. Para se të flini, lyeni thembrat me vaj ulliri dhe mbathni çorapë të holla dhe në mëngjes thembrat do të jenë të buta.

PILING PËR TRUP

Merrni 1 lugë vaj ulliri, 500 g ananas, 100 ml ujë, 2 lugë miell misri dhe 1 lugë xhel për dush. Me masën e fituar bëni masazh krejt trupit e më pas e shpëlani me ujë të vakët.

PËR THONJ TË SHËNDETSHËM

Nevojitet që për çdo ditë thonjtë t'i futni në vaj ulliri. Vaji i ullirit atyre ju dhuron lagështi dhe zbut lëkurën përreth tyre. Me përdorim të rregullt përmirësohet cilësia e thonjve. Në vaj ulliri mund të shtohet edhe pak vaj rozmarine dhe këtë përzierje ta përdorni disa herë në javë.

MASKA NGA VAJI I ULLIRIT DHE PORTOKALLI

Ju nevojitet një portokall dhe disa pika vaj ulliri. Përzieni dy lugë vaj ulliri me lëng dhe lëvore të një portokalli. Me këtë përzierje bëni masazh fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Maskën në fytyrë e lini për disa minuta (20 minuta), tepricën e hiqni me peshqir të butë.

MASKË NGA AVOKADO DHE VAJI I ULLIRIT

Nëse keni lëkurë të tharë, kjo maskë do ta përtërijë lëkurën tuaj. Qëroni një avokado dhe hiqni farat nga mesi. Gjysmën e tij e imtësoni, apo e vendoni në blender dhe e përzieni me 5 lugë vaj ulliri. E vendosni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Në fund fytyrën e shpëlani me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)