7 fshehtësi pak të njohura të grimit për arritjen e dukjes natyrale

  • 01 April 2020 - 11:38
7 fshehtësi pak të njohura të grimit për arritjen e dukjes natyrale

Është shumë ironike se si për arritjen e dukjes natyrale në fakt nevojiten shumë preparate të kozmetikës. Por, për fat, ekziston zgjidhja edhe për këtë problem. Në vijim ju paraqesim shtatë këshilla, që me sasi minimale të grimit të dukeni mirë dhe me vetëbesim

ZGJIDHNI BAZËN E DUHUR Me rastin e zgjidhjes së korrektorit apo pudrës së lëngshme, duhet pasur parasysh se duhet të fshihni të gjitha mangësitë në lëkurë, e me këtë rast fytyra nuk duket aspak natyrale. Përcaktohuni për prodhimet që nuk posedojnë vaj (sidomos nëse keni lëkurë të yndyrshme). Në rast se keni lëkurë të tharë, për juve ideale janë pudrat hidratuese ose kremrat BB.

GJENI NUANCËN E DUHUR TË BOJËKUQIT Kurrë nuk jeni të sigurt se cila nuancë e bojëkuqit juve ju përshtatet më së miri. A është kjo vjollcë, e kuqe apo pjeshkë? Me rastin e zgjedhjes së bojëkuqit, gjithmonë përcaktohuni për nuancën që ju përshtatet buzëve dhe faqeve tuaja.

MËSONI SI TA TESTONI BRONZUESIN Nëse nuk jeni të sigurt se cila nuancë e bronzuesit më së shumti ju përshtatet, testojeni në gjoks. Gjoksi ka ten më unik se fytyra, kështu që është ideal për testim. Kur ta gjeni nuancën që ju përshtatet, pasi ta keni vendosur në fytyrë, vëni pak edhe në qafë dhe buzën e sipërme.

GJENI NUANCËN "PERSONALE" TË BUZËKUQIT Grimerët profesionalë këshillojnë se secila femër në çantë të vet duhet ta ketë buzëkuqin e "saj" të cilin e vë për një sekondë, pa përdorur pasqyrën. I njëjti buzëkuq do të duket te ajo krejt natyral dhe i përsosur, thuajse nuk ka asgjë të vendosur në buzë. Për ta gjetur nuancën "magjike", zgjidhni buzëkuqin që është një për një nuancë ose më i ndritshëm ose më i errët se buzët tuaja.

SHKËLQIMI NATYRAL I FYTYRËS "Hajlajteri" është produkt, me të cilin më së shpeshti gabohet. Nëse janë tepër të ndritshëm, fytyra do t'ju duket e zbehtë dhe do të keni një shkëlqim të argjendtë. Zgjidhni atë me ngjyrë natyrale për lëkurën tuaj për t'u dukur më të freskët. Vëni në majat e faqes, sepse kështu arrini efektin e duhur.

PLOTËSONI VETULLAT Produkti më i mirë për plotësimin e vetullave është hija për sy. Merrni atë që për një nuancë është më e errët se ngjyra e flokëve tuaja dhe me brushën për vetulla mbushni zbrazëtitë. Hija është zgjidhje më e mirë se lapsi, sepse vetullat duken më natyrale.

THEKSONI SYTË Nëse dëshironi t'i theksoni sytë, nuk duhet ta përdorni efektin "smoky eye". Merrni "eyeliner", i cili është më i errët se ngjyra e syve tuaj dhe vendoseni në kapakët e poshtëm dhe të sipërm. Linjat duhet të jenë të holla në pjesën e brendshme, duke u zgjeruar në pjesën e jashtme. Për fund shtoni edhe dy shtresa maskarë.

(Kosova Sot Online)