Katër gjërat që dëmtojnë lëkurën tuaj

  • 01 April 2020 - 17:33
Katër gjërat që dëmtojnë lëkurën tuaj

PASTRIMI ME MJETE TË FORTA

Shumica e njerëzve që janë të ekspozuar për të pasur probleme me puçrrat apo kanë lëkurë të yndyrshme, përdorin pajisje të forta për pastrimin e lëkurës. Në fillim e gjithë kjo ju duket shumë mirë, por nuk janë të vetëdijshëm se ata kanë nevojë për produkte si dhe mjete të buta, për të mos e irrituar lëkurën. Përcaktohuni për pastrimin e lëkurës me produkte që për bazë kanë qumështin.

PËRDORIMI I PRODUKTEVE NË KAVANOZA

Produktet kundër plakjes përmbajnë antioksidues. Kështu, produktet kundër plakjes, që ndodhen nëpër kavanoza, gjithnjë e më shumë po shndërrohen në produkte më pak efektive. Ekspertët sugjerojnë lloje të tjera të paketimeve, pasi që kontakti i tyre në kavanoz bën që të humbasë efekti.

ANASHKALIMI I ORARIT TË GJUMIT

Ne të gjithë e dimë se si një pushim i mirë gjatë natës ndikon që të kemi energji për metabolizmin e po ashtu edhe për disponimin. Por, kjo gjithsesi ka efektin e saj në lëkurën tuaj. Mungesa e gjumit mund të jetë stresuese, ndërsa stresi dëmton në masë të madhe lëkurën tuaj, duke shkaktuar lirimin e radikalëve të lirë". Përdorimi i materialeve të pambukut Kur jemi te gjumi, nuk mund ta anashkalojmë edhe faktin se ku do ta vendosni kokën gjatë gjithë natës.

Nëse flini më shumë se tetë orë brenda njëzet e katër orëve, atëherë një çarçaf prej pambuku do ta terrorizojë lëkurën tuaj. Kjo ndikon në ndalimin e lëkurës suaj të furnizohet me kolagjen. Shumica e ekspertëve sugjerojnë që të hiqni dorë nga mbulesat dhe jastëkët me material prej pambuku. Nëse jeni të ekspozuar ndaj akneve, atëherë së paku dy herë në javë pastroni çarçafët.


(Kosova Sot Online)