Tre hapa të shpejtë për të krijuar pështypjen se keni qerpikë artificialë

  • 02 April 2020 - 12:01
Tre hapa të shpejtë për të krijuar pështypjen se keni qerpikë artificialë

Arsyeja pse yjet e Hollivudit e praktikojnë përdorimin e qerpikëve artificialë është se ata krijojnë një dukje shumë elegante. Mirëpo, vendosja e tyre shpeshherë shkakton dhimbje, ndërsa bartja e tyre është shumë e mundimshme. Fatmirësisht, ju mund të përdorni maskarë për ta krijuar përshtypjen që keni vendosur qerpikë artificialë dhe atë vetëm nëpërmjet këshillave të mëposhtme: 1.Investoni në një dredhues të përshtatshëm të qerpikëve, mirëpo përdoreni pasi ta keni aplikuar maskarën.

Një gjë e tillë ju ndihmon që ta krijoni iluzionin e syve më të hapur. 2.Nëse sapo e keni hapur një shishe të maskarës është e rëndësishme ta lini të qëndrojë e hapur për rreth një minutë, para se ta aplikoni në qerpikë. Një gjë e tillë bën që maskara të thahet paksa dhe si e tillë ngjitet më lehtë në qerpikë. 3.Përfundimisht, përdoreni një 'liner' për të vendosur nga një pikë maskarë në majën e secilës fije të qerpikëve. Një gjë e tillë ndikon në shtimin e dramës së dukjes suaj, duke bërë që të dukeni më elegante.

(Kosova Sot Online)