Si duhet të kujdeseni për fytyrën tuaj gjatë izolimit në shtëpi?

  • 03 prill 2020 - 11:33
Si duhet të kujdeseni për fytyrën tuaj gjatë izolimit në shtëpi?

Qëndrimi në shtëpi, ruajtja e distancës sociale, të mosshkuarit në punë, pasiguria për jetën ekonomiko-sociale pas pandemisë sigurisht që janë faktorë që rrisin stresin. Ky i fundit ndikon ndër të tjera edhe te lëkura.

Dr. Joshua Zeichner, një profesionist i kozmetikës dhe dermatologjisë në Amerikë, shpjegoi për ELLE se “stresi ngre nivelin e një hormoni të quajtur CRH”. Ky hormon stimulon kortizolin për ta përgatitur trupin për mjedisin stresues.

Në një njëjtën kohë, CRH lidhet me gjëndrat tona të prodhimit të yndyrës, duke i stimuluar, gjë që shkakton puçrra.

Në këtë periudhë stresuese, Zeichner rekomandon ndryshimin e pastrimit të lëkurës, duke zgjedhur një larës me acid salicilik, që largon vajin e tepërt nga lëkura dhe i mban poret e pastra, anabelmagazine. Sigurohuni gjithashtu që ta lyeni fytyrën me krem me faktorë mbrojtjës ndaj diellit.

(Kosova Sot Online)