Tretmanë për fytyrë me bazë nga rrushi

  • 03 April 2020 - 17:25
Tretmanë për fytyrë me bazë nga rrushi

Ekzistojnë shumë preparate për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës. Në vijim ju paraqesim disa përzierje natyrale, përmes të cilave lëkura juaj do të shkëlqejë.

Maskë rigjallëruese

Për freskimin dhe relaksimin e fytyrës pas një dite të lodhshme të punës, përgatiteni maskën nga një lugë lëng rrushi, mjaltë, miell dhe vaj ulliri. Vendoseni në fytyrën e pastruar dhe e lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska “Face-Lift”

Përzieni të kuqë dhe të bardhët e një veze dhe shtoni ajkë, lëngun e gjysmë limoni me një lugë sheqer rrushi. Maskën e mbani në fytyrë 30 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Tonik për forcimin e lëkurës

Për forcimin dhe freskimin e lëkurës, pa marrë parasysh vitet, përgatiteni tonik për fytyrë nga 2 grushte rrush të cilave paraprakisht ua keni hequr bërthamat. Tonikun e vendosni në lëkurë dhe e shpëlani pas 10 minutave.

Piling për fytyrë të butë

Në mënyrë që fytyra juaj të shkëlqejë përsëri, përgatiteni pilingun me të cilin hiqni qelizat e vdekura, pa marrë parasysh llojin e lëkurës. Përzieni 5-7 kokrra të rrushit me sytha të grurit dhe pak lëng rrushi. Pilingun e vendosni në fytyrë e më pas e hiqni me ujë të vakët.

Maskë për fytyrë të papastër

Nëse keni fytyrë të papastër, bluani një grusht rrush dhe përzieni me një lugë flluska. Maskën e vendosni në fytyrë, e mbani 15 minuta e më pas e shpëlani me ujë të vakët.

Lëngu për pakësimin e poreve

Nëse ju mundojnë poret e zgjeruara dhe lëkura e lodhur, në lëngun  freskët të shtrydhur nga rrushi shtoni pambuk e më pas i radhisni nëpër fytyrë, i mbani 20 minuta, e më pas e shpëlani fytyrën e me ujë të vakët.

Losion freskues

Peshqirin e pastër e lagni me verë të bardhë dhe lyeni fytyrën dhe qafën. Pas 20 minutave vendet e trajtuara t’i shpëlani me çaj të vakët kamomili. Vera e bardhë është losion i pastër që lëkurës tuja i dhuron freski. 

(Kosova Sot Online)