Receta për vetulla të përsosura

  • 05 April 2020 - 09:07
Receta për vetulla të përsosura

Vetulla të trasha dhe të formësuara në mënyrë të përsosur janë ëndërr e secilës femër. Mënyrat e popullarizuara të vizatimit të vetullave janë shumë aktuale, por nëse nuk jeni adhurues i tyre ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë që të keni vetulla të bukura. Nëse me kohë vetullat tuaja kanë humbur formën do të mahniteni me këtë zgjidhje, e cila vjen nga natyra. Pos vetullave, receta është efektive edhe për theksimin e qerpikëve, që shfaqet si rezultat i mosheqjes së grimit dhe përdorimit të tepërt të maskarës.

RECETA PËR VETULLA TË TRASHA DHE QERPIKË

Bazë e recetës është vaji i ricinusit, por për në mënyrë që qerpikët të vetulla të rriten më shpejtë mund të shtoni edhe disa përbërës tjerë, si: vaj kumaku. Në maskarën e vjetër (të cilën paraprakisht e pastroni) hidhni dhe përzieni këta përbërës. Për çdo mbrëmje me këtë ilaç i lyeni vetullat dhe qerpikët. Vaji i ricinusit dhe kumakut përmbajnë materie ushqyese që nxitin rritjen e qerpikëve dhe vetullave.  


(Kosova Sot Online)