Sekretet bizare të bukurisë së perëndeshave antike, banjë me qumësht gomarice

  • 08 prill 2020 - 12:37
Sekretet bizare të bukurisë së perëndeshave antike, banjë me qumësht gomarice

Arkeologët kanë zbuluar në mbetjet e trupit të femrave të vdekura çanta me plot grim, mjete të bukurisë nëpër varre, si dhe manuale të bukurisë nga koha e shkuar. Megjithëse nuk kishin ndonjë krem kundër celulitit, femrat e historisë antike kishin disa mënyra për ta zbukuruar veten e tyre. Kleopatra, njëra prej tyre, kishte mënyra interesante të zbukurimit dhe madje kishte shkruar një libër për sekretet më të mëdha të bukurisë së saj. Mbretëresha e Egjiptit kishte një sekret, ishte larë me qumësht të gomaricës. Banjat e përditshme me këtë qumësht, ajo besonte se kishin efekt kundër plakjes dhe lëkura ishte më e butë, kështu që ajo kishte kërkuar 700 gramë qumësht nga gomarica për t'ia plotësuar nevojat.

Shpeshherë kishte përzier qumështin e gomaricës me jashtëqitjen e krokodilit për të krijuar maskë për fytyrë, e po ashtu ishte larë me petale trëndafilash, në mënyrë që trup i saj të kishte aromë të këndshme. Mbretëresha tjetër nga Egjipti, Nefertiti, në ndërkohë pëlqente vetë të përgatiste grimin e saj, përfshirë përzierjen e saj për "eyeliner" përfshirë ngjyrën për qepalla, si dhe breshkat e shtypura si bojëkuq. Perëndeshat e Greqisë antike, për të arritur një çehre sa më të bukur kishin përdorur mjaltin dhe vajin e ullirit. Në ndërkohë, bukuroshet në Indinë antike kanë përdorur jashtëqitjen e lopës për bukurinë e tyre, si dhe për t'i trajtuar problemet me lëkurën. Në Kinë, perandoresha Wu Zetian përziente një bimë të quajtur "motherwort", me ujë të ftohtë për të pastruar fytyrën e saj. Mary, mbretëresha e Skocisë thuhet se ishte larë me verë të bardhë.

(Kosova Sot Online)