7 mënyra për të pasur qerpikë të bukur

  • 14 April 2020 - 15:08
7 mënyra për të pasur qerpikë të bukur

Maskara është një mjet i domosdoshëm në tërheqjen e vëmendjes dhe dukjes së syve tuaj. Në vijim ju paraqesim disa teknika, si të theksoni dhe të zbukuroheni përmes qerpikëve tuaj.

LAKOJENI MASKARËN Maskarën mund ta lakoni lehtë derisa e vendosni në qerpikë, duke e bërë më të përdorshme. Forma e re do ta bëjë më të lehtë ta kontrolloni brushën, sidomos në ato hapësirat, ku qerpikët janë tepër të hollë dhe janë në këndin e syve tuaj.

MASKARËS SË RREGULLT SHTOJANI NJË SHTESË QË MBROHET NGA UJI Maskara rezistente nga uji është e shkëlqyeshme për t'i mbajtur qerpikët të dredhur, duke mbajtur edhe grimin gjatë gjithë ditës. Por, mundeni edhe t'i dëmtoni qerpikët tuaj, pasi që e keni të vështirë t'i hiqni.

MBAJENI BRUSHËN NË MËNYRË VERTIKALE PËR QERPIKË TË PLOTË Mënyra se si e mbani maskarën tuaj derisa aplikoni atë, mundet ta bëjë dallimin në dukjen që ju e dëshironi. Mbajeni në mënyrë horizontale për të pasur qerpikë të trashë dhe më të plotë. Në dorën tjetër brushën mbajeni në pozitë vertikale, nëse dëshironi që qerpikët tuaj të duken më të gjatë, më natyralë.

PËRDORNI BRUSHËN E DHËMBËVE TA BASHKONI MASKARËN TUAJ Përdorni një brushë të re të dhëmbëve, të cilën nuk e keni përdorur më parë. Me ndihmën e fijeve të brushës maskarën tuaj do ta vini në rregull. Një brushë e përdorur më parë mund t'ju irritojë dhe infektojë.

ZHYTENI TUBIN E MASKARËS ME UJË TË NGROHTË Mos i shtoni ujë tepër, pasi që kjo mund të ndikojë të pësoni ndonjë infeksion në syrin tuaj. Provoni që tubin e maskarës ta lagni me disa pika uji të ngrohtë dhe ta lehtësoni vënien dhe formësimin e qerpikëve.

NGROHNI THEKSUESIN E QERPIKËVE Ngrohni theksuesin apo pajisjen me të cilën dredhoni qerpikët tuaj, në mënyrë që keni qerpikë të theksuar dhe theksimi të zgjatë sa më gjatë. Për t'u bindur se nuk është tepër i ngrohtë, testojeni në dorën tuaj. Kjo funksionin në të njëjtën mënyrë sikurse kur dredhoni flokët tuaj.

PËRDORNI LAJNER TË ZI TË LËNGSHËM PËR TË PËRZIER QERPIKËT REALË ME ATA TË NGJITUR Sa më shumë që të mundeni, shtresën e qerpikëve të ngjitur ta vendosni te qerpikët e vërtetë. Por, nëse aksidentalisht lini hapësirë midis qerpikëve të ngjitur dhe atyre artificial, atëherë përdorni një shtresë të hollë të lajnerit të zi e të lëngshëm.