Përse nuset përherë veshin një fustan të bardhë në ditën e martesës?

  • 14 April 2020 - 15:24
Përse nuset përherë veshin një fustan të bardhë në ditën e martesës?

Ndërkohë që në ditët e sotme nuset zgjedhin modele të ndryshme fustanesh, ekziston ende tradita që shumica e femrave ndjek, ajo e fustanit të bardhë.

Por kur nisi ky ritual dhe pse vazhdon të ndiqet edhe sot?

Historiania britanike Geraldine Roberts ka treguar për Daily Star se pavarësisht se shumë besojnë se Mbretëresha Viktoria ka qenë e para e cila ka parakaluar në altar e veshur me fustan të bardhë në vitin 1840 kur u martua me Princ Albert, në fakt tradita e ka zanafillën disa dekada më parë.

Rituali nisi në vitin 1789 kur vajza e një baroni, aristokratia Catherine Tylney-Long, 16 vjeç, u martua me William Wellsesley Pole, një djalë që nuk kishte një prejardhje mbretërore dhe nuk vinte nga një familje e pasur. Për këtë arsye, martesa e tyre shkaktoi shumë polemika.

“Detajet e veshjes së Catherinë shkaktuan një sensacion dhe e bënë fustanin e bardhë të nuses të dëshirueshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë,” shprehet Geraldine.

“Prandaj që nga ai moment, nuset nisën ta vishnin fustanin e bardhë si një simbol të dashurisë së vërtetë dhe pastërtisë”.

(Kosova Sot Online)