Kuptimi i puthjes në ballë dhe efektet që shkakton tek marrësi

  • 19 April 2020 - 19:06
Kuptimi i puthjes në ballë dhe efektet që shkakton tek marrësi

Puthja e një personi është mënyra më efektive dhe e drejtpërdrejtë për të komunikuar një emocion. Nëpërmjet puthjes vihemi në kontakt të drejtpërdrejtë dhe mund ta ndiejmë shpirtin e tjetrit. Midis llojeve të ndryshme të puthjeve ka një të veçantë, e aftë për të frymëzuar ndjenja të thella: puthja në ballë.

Në të gjitha kulturat, balli ka qenë gjithmonë i njohur si shumë i ndjeshëm, si një “derë” për një vend tjetër, të cilin zakonisht e quajmë shpirt. Përmes kësaj pike jemi vënë në kontakt me pjesën më të thellë të egos dhe efektet mund të jenë të dobishme.

Shumë filozofë dhe studiues të antikitetit e kanë lidhur syrin e tretë me gjëndrën pineale, të vendosur në qendër të kokës dhe që ka madhësinë e një fasuleje. Kjo gjëndër, e cila ka funksionin e sekretimit të melatoninës duke rregulluar ritmin e gjumit, ka qenë gjithmonë një vlerë shpirtërore: edhe Descartes në librin “Pasionet e shpirtit” e përshkruan gjëndrën pineale si selinë kryesore të shpirtit , si një urë që lidh shpirtin dhe trupin.

Shumë njerëz besojnë se puthja në ballë korrespondon me “puthjen” e gjëndrës pineale, rrjedhimisht të shpirtit të personit tjetër. Kjo pikë specifike mes vetullave, syrit të tretë, zakonisht është në gjumë dhe një puthje e ndihmon për ta zgjuar atë.

Puthja në ballë kërkon një dozë të madhe besimi: në fakt është më pak “formale” sesa puthja klasike në faqe. Puthja në ballë korrespondon me lënien e vetes në duart e tjetrit. Ky gjest, i kryer natyrshëm nga një i dashur, ndihmon në reduktimin e ankthit dhe parandalimin e  shqetësimeve. Falë saj janë forcuar lidhjet familjare.

Në përfundim, këshilla jonë është që nëse një person i dashur është i shqetësuar ose në telashe, përqafojeni dhe jepini një puthje në ballë: efekti i ripërtëritjes do të jetë i menjëhershëm!

(Kosova Sot Online)