Këshillat e bukurisë që duhet t'i vidhni nga ikonat e bukurisë

  • 20 April 2020 - 15:05
Këshillat e bukurisë që duhet t'i vidhni nga ikonat e bukurisë

Përdorimi i dredhëzave për pastrimin e lëkurës së fytyrës, i vazelinës si bazë e grimit dhe pastrimi i flokëve me birrë janë vetëm disa pjesë të rutinës së bukurisë së ikonave të famshme të Hollivudit, të cilat mund t'i përdorni edhe ju.

1. VASKA ME KRIPË DETI Kripa e detit është miku më i mirë i lëkurës suaj, pasi që ju ndihmon me largimin e infeksioneve, si dhe ua lë lëkurën të butë si mëndafsh. Zonjushat viteve të '90-a dhe ato të viteve të mëhershme janë zhytur në vaska me kripë deti, për të dalë më pas me lëkurë më të butë dhe plot shkëlqim. E, nëse dëshironi që të ndiheni më mirë gjatë kohës kur jeni në vaskë, shtoni edhe pak kripë aromatike, për ta eliminuar aromën e rëndë të kripës së detit.

2. DREDHËZAT PËR PASTRIMIN E FYTYRËS Megjithëse tani kemi shumë zgjedhje sa u përket produkteve për pastrimin e fytyrës, alternativat natyrale gjithmonë janë më të besueshme, e kur është puna tek përzgjedhja e alternativës më të përshtatshme, pa dyshim që mund t'i besoni Marilyn Monroe-s, e cila i ka përdorur dredhëzat për pastrimin e fytyrës së saj. Ndërsa, për më tepër efekt, përzini dredhëzat me banane të shtypura dhe mjaltë, për të krijuar kështu një maskë për fytyrë mbresëlënëse.

3. 'EYELINER'-I I BARDHË NË VIJËN E BRENDSHME TË SYRIT Përdorimi i lapsit të bardhë për ta krijuar një vijë në pjesën e brendshme të linjës së qerpikëve të syve është një trik, tashmë i famshëm, që është përdorur nga Marilyn Monroe. Ikona e Hollivudit e kishte përdorur këtë trik për t'i theksuar sytë e saj të kaltër.

4. FLETËT E MENTËS PËR TRAJTIMIN E SHENJAVE TË ZEZA NË FYTYRË Të famshmet, që dikur janë cilësuar si ndër femrat me lëkurën më mbresëlënëse, si puna e Rita Hayworth dhe Sophia Loren, vazhdimisht është dashur që të kujdesen për lëkurën e tyre, ndërsa si rutinë e kujdesit të tyre për lëkurën ka qenë përdorimi i fletëve të copëtuara të mentës për eliminimin e shenjave të zeza. Ndërsa, një tjetër alternativë është edhe trajtimi i lëkurës nën pjesën e syve me pak pastë dhëmbësh para se të shkoni në gjumë.

5. PËRDORNI VAZELINË NË QEPALLA Kjo, në fakt, rekomandohet për rastet kur dëshironi të tërhiqni më tepër vëmendje me grimin tuaj. Në raste të tilla femra duhet ta aplikojnë një shtresë të hollë vazelinë mbi qepalla dhe pastaj ta mbulojnë pudër me ngjyrë të lëkurës deri në linjën e vetullave, para se ta shpërndajnë mirë hijezuesin e syve me ngjyrë më të errët.

6. LËNGU I PETALEVE TË TRËNDAFILAVE Në periudhën e famës dhe suksesit të madh të këtyre yjeve, zotërinjtë e vërtetë kurrë nuk janë takuar me të dashurat e tyre pa lule në duar, e më pas zonjushat, pak kohë para se lulet të thaheshin, nga petalet e tyre kishin nxjerrë lëng, me të cilin i kishin trajtuar mollëzat e faqeve dhe buzët e tyre, për t'ia shtuar kështu shkëlqimin natyral.

7. HIDHNI PARFUM NË KREHRIN TUAJ Aktoret e dikurshme të Hollivudit kanë qenë të fiksuara pas aromës së parfumeve të tyre, andaj, për të mbajtur aromë të këndshme, këto aktore kishin hedhur parfum edhe në krehrit e flokëve, për ta shpërndarë kështu aromën e këndshme gjithandej nëpër flokë.

8. DY NUANCA TË BOJËKUQIT Në epokën e fotografive bardhezi, kur efektet e "Instagram"-it nuk kanë ekzistuar, mollëzat e larta janë konsideruar si bekim. Ndërsa, Grace Kelly, në atë kohë, ka përdorur dy nuanca të ndryshme të bojëkuqit kur nuancën më të çelët e ka përdorur në pjesën më të ngritur ndërsa nuancën më të mbylltë në pjesën përreth mollëzave.

9. BIRRA SI SHAMPO Trajtimi i flokëve me birrë është këshilla e "plakës", që mund dhe vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite. Në fakt, përdorimi i birrës për trajtimin e flokëve është shumë i rëndësishëm, pasi që menjëherë pasi që të avullohet lëngu nga flokët, ata mbesin me më shumë volum dhe bëhen më të rëndë.

(Kosova Sot Online)