Vetëm katër përbërës: Aktorja tregon maskën e preferuar në kushte shtëpie

  • 22 April 2020 - 15:32
Vetëm katër përbërës: Aktorja tregon maskën e preferuar në kushte shtëpie

Në Re-Spin, blog mbi kujdesin e lëkurës të krijuar nga 53-vjeçarja, Halle Berry shpjegoi hap pas hapi

“Sot, do të ndaj me ju një nga recetat e mia të preferuara për kujdesin e lëkurës në shtëpi, duke përdorur vetëm përbërës që keni në kuzhinë. Kjo maskë i jep shkëlqim, redukton shenjat dhe i jep lëkurës atë shkëlqimin natyral. Është super e lehtë,” shkroi Berry në Instagram.

Përbërësit:

– 2 lugë çaji me çaj të gjelbër
– 1 majë luge shafran
– ½ lugë çaji me lëng limoni
– ¼ filxhan kos

Përgatitja:

Përzieni bashkë të katër përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në lëkurë dhe qafë dhe lëreni për afërsisht 3 minuta.

Vendosni më pas një shtresë të dytë dhe lëreni edhe 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe aplikoni hidratuesin si zakonisht.

Përfitimet:

Sipas Re-Spin, limoni pastron, ndriçon dhe rigjeneron lëkurën, ndërsa shafrani redukton inflamacionin.

Vitaminat dhe mineralet e çajit të gjelbër parandalojnë rrudhat, ndërsa kosi ka acid laktik që largon qelizat e vdekura.

(Kosova Sot Online)