7 stile verore të grimit, pa të cilat nuk mund të "mbijetoni" këtë sezon

  • 24 April 2020 - 15:04
7 stile verore të grimit, pa të cilat nuk mund të

Vera do të jetë këtu para se ta kuptoni ju, përderisa stilet e flokëve do të ndryshojnë edhe grimi do të ndryshojë gjithashtu. Në bazë të trendëve të grimit, në vijim ju paraqesim stilet më trendi për këtë verë.

Ne të gjithë e dimë se dukja natyrale është "in". Buzët pa shkëlqim janë një dukje klasike, që po kthehen në verën e 2015-ës. Kombinojeni këtë dukje me pak bojëkuq dhe një shtresë maskarë dhe jeni të gatshme.

BUZËT QERSHI Nëse nuk mundeni pa ngjyra këtë verë, atëherë si një alternativë, këtë verë mund të shkëlqeni me buzëkuqin ngjyrë qershi. Buzëkuqit qershi janë më pak të theksuar se sa ata me ngjyrë të kuqe, por se bien shumë mirë në sy.

SHFRYTËZOJENI RASTIN TË SHKËLQENI Seksi mund të presë për dimër dhe vjeshtë-këtë verë, duhet ta përqafoni anën tuaj më të mirë. Për të shkëlqyer, krejt çfarë keni nevojë janë disa hije të ëmbla me ngjyra për sytë, një "eyeliner" me ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe qerpikë të rremë. Ndihuni të lira që të jeni për pak kohë në anën tuaj dramatike.

HIJA NGJYRË KAFEJE E SYVE Gjatë kësaj jave hija ngjyrë kafe e syve është shumë trendi. Duket mahnitëse! Nëse keni shije për tenin e nxirë, hija ngjyrë kafeje e syve do ta bëjë mrekullinë me lëkurën tuaj. Plus, duket mjaft natyrale dhe shërben vetëm për ta theksuar bukurinë tuaj natyrale, jo për të shtuar diçka të veçantë.

NË QENDËR TË VËMENDJES, PËRMES SYVE Ka ardhur koha që eyelinerin-in tuaj tradicional ta zëvendësoni me diçka të re, pasi që eyeliner-ët pa shkëlqim janë shumë trendi gjatë kësaj vere. Varësisht nga veshja juaj, mund të zgjidhni pastele ose metalike. Edhe kështu, do të dukeni mahnitëse nëse ia dhuroni pak skuqje kapakut të sipërm të syrit.

"EYELINER" MINIMAL Nuk keni nevojë që të "çmendeni" me grim gjatë kësaj vere. Rrezet e diellit dhe buzëqeshja në fytyrën tuaj bëjnë punë të mjaftueshme për ta theksuar bukurinë tuaj natyrale! Rregulli për grimin veror është "sa më pak aq më mirë", kështu që përcaktohuni për dukje minimale kur bëhet fjalë për "eyeliner". Pak 'eyeliner" me ngjyrë të zezë me një shtresë të hollë maskara di t'ju japin besimin e mjaftuar pa e tepruar shumë.

"MEZI ATJE" Gjatë kësaj vere, stili "mezi atje" do të jetë shumë trendi. Përcaktohuni për tone neutrale, maskarë dhe "eyeliner" neutral dhe një shtresë të lehtë me bojëkuq. Pos se ju përshtatet me grimin, po ashtu lëkurës tuaj i jep pak hapësirë për të marrë frymë lirshëm, pas tri sezoneve me grim të rëndë.

(Kosova Sot Online)