Si t'i përgatitni këmbët për verë

  • 01 May 2020 - 15:18
Si t'i përgatitni këmbët për verë

Me të ardhur vapa e verës, pamja e lëkurës sonë merr rëndësi më të madhe, sidomos për ata që e ekspozojnë atë në plazh, apo gjetiu. Ja si të keni këmbë sa më të bukura.

1. MOS U NGUTNI ME DEPILIM! Hapi i parë fundamental i përgatitjes së këmbëve për verë, është që depilimi të bëhet ngadalë. Nuk ka asgjë më të keqe sesa të rruani, apo depiloni këmbët me dyllë, të visheni, e më pas t'ju bjerë ndërmend se keni lënë një pjesë të tërë të këmbëve pa i depiluar. Për këtë shkak, më mirë është që të mos nguteni dhe ta bëni depilimin dalëngadalë.

2. PARA DEPILIMIT, BËJENI PILINGUN! Me të vërtetë ka rëndësi që t'i largoni të gjitha qelizat e vdekura dhe yndyrën e tepërt nga lëkura, por edhe ndyrësitë e ndryshme, para se ta bëni depilimin. Nëse veproni kështu, atëherë rruajtja e këmbëve do të jetë një përvojë shumë më e mirë. Pilingun mund ta bëni me anë të ndonjë preparati të përgatitur vetë, apo të blerë. Një variant tjetër është fërkimi i lëkurës në të thatë.

3. GJITHMONË PËRDORNI ZHILET TË MPREHTË!

Një zhilet i pastër, i mprehtë, ka rëndësi të madhe që të arrihen rezultatet më të mira të rruajtjes së këmbëve. Derisa disa zhiletë mund të jenë më të lira, ia vlen që t'i blini ata më të shtrenjtët, meqë janë më kualitativë. Preferohet që, pas çdo 3-4 rruajtjeve, të ndërrohet zhileti. Zhileti është mirë që të lyhet me vaj ulliri, në mënyrë që të mos ndryshket.

4. MOS E PËRDORNI SAPUNIN NË VEND TË KREMIT TË RROJËS! Gjithsesi duhet të përpiqeni që të mos ju ndodh që, pasi t'ju jetë harxhuar kremi i rrojës, rruajtjen e këmbëve ta vazhdoni me shkumë sapuni. Shkuma e sapunit të rëndomtë nuk e lejon zhiletin që të rrëshqasë butësisht mbi lëkurë dhe, në vend të hidratimit, shkuma e sapunit e thanë lëkurën. Nëse me të vërtetë nuk keni zgjidhje, pasi që keni mbetur pa krem të rrojës, atëherë më mirë përdorni pak kondicioner të flokëve.

5. EVITONI "KËMBË SI DREDHËZ" Shprehja "lëkura si dredhëz" i referohet pamjes jo të bukur, kur këmbët tuaja, të rruara së fundmi, duken sikur të kishin pika më të errëta të lëkurës, aty ku gjenden poret. Kjo ndodh pasi që papastërtitë janë depërtuar në poret e lëkurës, apo nga qimet që rriten përbrenda. Këmbët si dredhëz mund t'i evitoni duke i mbajtur paksa në ujë para se ta bëni depilimin, meqë kështu largohen të gjitha papastërtitë. Pas rruajtjes, shpëlani këmbët me ujë të ftohtë, në mënyrë që poret të mbyllen shumë shpejt.

6. PËRDORENI NDONJË VAJ PARA RRUAJTJES! Në treg ka shumë vajra të dedikuar që të përdoren para rruajtjes së këmbëve. Përdoreni edhe ju një vaj të tillë për ta lubrifikuar lëkurën tuaj para rruajtjes. Përdoreni preparatin tuaj të preferuar, duke pritur që të thithet nga lëkura, para se ta bëni rruajtjen.

7. TË SHQETËSUARA NË LIDHJE ME CELULITIN? KA MËNYRA PËR ZVOGËLIMIN E TIJ Së pari, ajo që duhet mbajtur mend, është se çdokush prej nesh, ka ndonjë të metë, sado e vogël qoftë ajo, të cilën hezitojnë ta tregojnë në publik. Por, hej, është vera dhe duhet ta përqafoni pamjen tuaj, ashtu si është, natyrisht pasi që jeni munduar t'i korrigjoni të gjitha ato të meta që mund të korrigjohen. Nëse ju mundon paraqitja apo ekzistimi i celulitit, atëherë provojeni një përzierje të vajrave të ndryshme esenciale, të cilat e hidratojnë lëkurën dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në zonat problematike.

(Kosova Sot Online)