Përdorni gjethet e kësaj bime për t’i shmangur rrudhat, aknet dhe alergjitë e diellit

  • 01 May 2020 - 15:30
Përdorni gjethet e kësaj bime për t’i shmangur rrudhat, aknet dhe alergjitë e diellit

Nëse jeni ndër ato që vuajnë nga çfarëdo lloji i problemeve të lëkurës, duke përfshirë alergjitë, aknet, apo dëshironi t’i hiqni rrudhat, atëherë për këtë nuk duhet të brengoseni më

Ky krem shtëpiak me majdanoz dhe limon do t’ju ndihmoj ta zbardhni lëkurën dhe ta pastroni fytyrën.

Si rezultat i aplikimit të këtij produkti, lëkura do të jetë e lirë nga aknet, rrudhat dhe do të duket shumë më e shëndetshme.

Majdanozi është i pasur me vitamine dhe minerale, ndërsa lëngu i vet përmban vajra thelbësor me përmbajtje të lartë të kaliumit dhe magnezit.

Ky produkt është aq i shëndetshëm saqë njerëzit e përdorin edhe si ilaç kundër acarimit të syve, lodhjes, gripit, sëmundjeve të kanalit urinor, diabetit etj.

Në fushën e kozmetikës, majdanozi ka qenë i njohur për vetitë e veta rigjeneruese dhe zbardhuese.

Përbërësit:

– Dy lugë gjelle gjethe të copëtuara majdanozi

– Një lugë gjelle lëng limoni ose uthull molle

– 200 ml ujë

Fillimisht e vendosni ujin në furrë për të vluar, pastaj e shtoni majdanozin e grirë dhe e lini ashtu për 15 minuta.

E hiqni atë nga zjarri dhe e lini të ftohet. Posa të ftohet ia shtoni lëngun e limonit dhe e vendosni në një mbajtës xhami, ku pastaj e futni në frigorifer.

Këtë locion duhet ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje në përditshmëri. Përdoreni çdo ditë për vetëm një muaj dhe do t’i vëreni ndryshimet në lëkurë.

(Kosova Sot Online)