Sekretet se si të dukeni më e re

  • 05 May 2020 - 14:35
Sekretet se si të dukeni më e re

Sekreti i femrave gjithmonë është bukuria në fytyrën e tyre. Secila femer ka dëshirë që në moshë të caktuar asnjëherë të mos duket në moshë, apo të mos duket e freskët.

Edhe pse mosha nuk të pyet, ka disa këshilla që fytyra dhe lëkura e juaj të duket çdo herë e re dhe e freskët.

Kremë zbutës për lëkurën tuaj

Krema e lagësht për zbutje ndihmon lëkurën tuaj që ajo të duket më e re pasi ajo vepron në linjat e errëta si dhe ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut. Nëse keni një lëkurë të yndyrshme atëherë përdorini kremë nga vaji i ullirit do të bëjë që lëkura juaj të duket më e re. Nëse përdorimi i zbutësit ju bënë që të ndiheni e rëndë dhe e yndyrshme ,atëherë është koha për të kaluar në një tjetër.

Qëndro larg nga dielli

Mbani veten larg nga dielli sepse ajo qon në probleme si dëme nga dielli, kanceri dhe plakjen e parakohshme. Qëndroni larg nga dielli sa më shumë që mundeni. Mbani një çadër ose përdorni krema mbrojtës nga dielli para se të ekspozoheni në diell.

Pini shumë ujë . Siç është e njohur, uji ndihmon trupin për të kryer të gjitha funksionet trupore dhe për këtë arsye, mungesa e saj në sistem mund të pengojë veprimin e tij.Pirja e të paktën 10 gota ujë ndihmon në rimëkëmbjen e qelizave të vdekura në sipërfaqen e lëkurës suaj dhe në këtë mënyrë ju ndihmon që të dukeni më e re.

Përdorni krem për sy

Lëkura nën sy dhe rreth syve është gjëja e parë që duhet të kontrolloni për shkallën e plakjes suaj. Kjo zonë është ajo e cila tregon zonat e plakjes. Duhet të kujdeseni më së shumti për këtë pjesë se pjesët tjera të trupit , nëse ju doni të dukeni më e re.

Mbani flokët tuaj të ri

Pavarësisht moshës suaj, në qoftë se flokët tuaj janë të dëmtuar, ato etëm do të ju bëjnë që ju të duken më e vjetër.Ju duhet të këshilloheni me stilist në mënyrë që të rifreskoni flokët tuaj. Hani ushqim të shëndetshëm dhe bëni masazh kokës tuaj çdo ditë para se të shkoni në shtrat.

Mbani dhëmbët tuaj të bardhë

Dhëmbët e bardhë ju bëjnë të dukeni më e shëndetshme dhe më e re. Dhëmbët kanë tendencë për tu bërë me njolla me  kalimin e kohës dhe për këtë arsye, është e rëndësishme për të shkuar në një dentist për t’i mbajtur ata të bardhë dhe të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)