Arsyeja brilante pse duhet t’i pastroni dritaret tuaja me gazetë

  • 05 May 2020 - 19:31
Arsyeja brilante pse duhet t’i pastroni dritaret tuaja me gazetë

Pastrimi i dritareve mund të jetë një detyrë e vështirë. Disa njerëz përdorin produkte të veçantë për pastrimin e dritareve, ndërsa të tjerët thjesht përdorin larës enësh. Pavarësisht se cilën metodë përdorni për të pastruar dritaret tuaja, duhet të siguroheni që të mos mbetet asnjë shenjë.

Ky është një problem i zakonshëm për këdo që ka pastruar ndonjëherë dritaret: ju shpenzoni më shumë se një orë duke pastruar dritaret e shtëpisë tuaj dhe pas disa minutash ato përsëri janë të mbuluara në njolla dhe vija. Që kjo gjë të mos ndodh më duhet t’i pastroni dritaret me një gazetë! Mund të duket e çuditshme, por funksionon vërtetë.

Çfarë ju duhet?

Një gazetë

30 ml uthull

240 ml ujë

50 ml detergjent enësh

Një pastrues xhamash

Ja se si funksionon

Përzieni së bashku ujin, uthullën dhe detergjentin e enëve. Fërkoni gazetën në dorën tuaj dhe zhyteni në përzierje. Pastaj, përdoreni për të pastruar dritaren duke e fërkuar me lëvizje rrethore. Pasi ta fërkoni gjithë dritaren në këtë mënyrë, lëvizeni gazetën vertikalisht dhe horizontale derisa të gjitha njollat të jenë zhdukur. Pse funksionon? Letra dhe boja veprojnë si një lloj pëlhure për dritaren dhe nuk e dëmtojnë xhamin. Ju gjithashtu mund ta përdorni këtë metodë për të pastruar pasqyrat!

(Kosova Sot Online)