Rutina e mëngjesit, që nuk merr shumë kohë

  • 10 May 2020 - 07:47
Rutina e mëngjesit, që nuk merr shumë kohë

Ju paraqesim një udhëzues të thjeshtë, i cili do t'ju ndihmojë të keni një rutinë të shpejtë të grimit në mëngjes, gjithmonë të përsosur. Këto këshilla grimi do t'ju ndihmojnë të dukeni më të thjeshtë dhe bukur dhe nuk do t'ju marrin kohë

VENDOSJA E PUDRËS

Vendosja e pudrës mundet t'ju marrë shumë kohë,e sidomos në mëngjes. Në vend se të humbni kohë duke vendosur krem, pudër dhe korrektues, përdorni kremin e mbylltë ose kremin "BB". Kjo do të bëjë që lëkura juaj të duket më e freskët, e fytyrës suaj do t'i dhurojë shkëlqim të shëndetshëm.

BOJËKUQIN VENDOSENI ME STRATEGJI

Vënia e bojëkuqit në mënyrë strategjike do t'jua kursejë kohë në mëngjes. Vetëm vendosni pak bojëkuq nën mollëzat e faqes dhe jeni të gatshme për t'u nisur.

"SMOKEY EYES" I THJESHTË

"Smokey eyes" në mëngjes - ndoshta në shikim të parë tingëllon si ide e tmerrshme, ide që do t'ju marrë shumë kohë, por kjo nuk është aq e komplikuar. Merrni lapsin për sy dhe e vendosni sipër dhe përfundi qerpikëve. Linjën e përhapni duke përdorur një brushë të vogël dhe, efekti "Smokey eyes" është i gatshëm.

BUZË TË PËRSOSURA

Nëse nuk planifikoni të mbani grim të fort në sy, atëherë le të jenë buzët në qendër të vëmendjes. Kufizoni buzët me laps për buzë, e më pas vendosni buzëkuqin me ngjyra të guximshme.  


(Kosova Sot Online)