Ja pse duhet ta përfshini ananasin në rutinën tuaj të bukurisë

  • 12 May 2020 - 15:12
Ja pse duhet ta përfshini ananasin në rutinën tuaj të bukurisë

Ananasi, jo vetëm që është një pemë shumë e shijshme verore, mirëpo ka edhe cilësi të tjera, andaj, ky frut së fundmi ka filluar të gjejë vend në rutinën e bukurisë. Më poshtë mund t'i shihni disa nga arsyet pse edhe ju duhet ta përfshini ananasin në rutinën tuaj të bukurisë.

1. PËRDORENI ANANASIN PËR MASKË TË FYTYRËS!

Maska e fytyrës e bërë nga ananasi ju ndihmon shumë në reduktimin e shenjave të plakjes, duke i ofruar fytyrës një dukje më rinore. Më e rëndësishmja është që ananasi ju ndihmon në luftën kundër radikalëve të lirë.

2. ELIMINONI LYTHAT DHE RRUDHAT!

Njëra nga mënyrat më të përshtatshme për t'i luftuar lythat, rrudhat dhe shenjat tjera në fytyrë është nëpërmjet aplikimit të lëngut të ananasit. Aplikojeni lëngun e ananasit në lëkurë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta dhe në të ardhmen do të keni më pak rrudha.

3. FORCONI THONJTË!

Nëse keni probleme me thonj të brishtë atëherë ananasi është shpëtimi juaj. Konsumimi i ananasit ua plotëson nevojën e për vitaminë C dhe si rrjedhojë ju ndihmon të keni thonj më të fortë. Për më tepër, për efekt më të shpejtë, ju mund ta aplikoni lëngun e ananasit drejtpërsëdrejti në thonjtë tuaj.

4. LUFTOJINI SHENJAT E ERRËTA NË LËKURË!

Njëra nga arsyet e shumta për ta përdorur ananasin në rutinën tuaj të bukurisë është se ju ndihmon në largimin e shenjave të zeza në lëkurë. Thjesht, trajtojeni lëkurën me ananas dhe si rrjedhojë do të fitoni një lëkurë më të butë dhe me më pak shenja.

5. PËR BUZË MË TË BUTA, PËRDORNI ANANAS!

Përdorni një copëz të vogël ananasi për t'i pastruar buzët tuaja. Mirëpo, duhet ta mbani në mend faktin që acidi që gjendet në ananas mund t'ua dëmtojë buzët, andaj, rreth pesë minuta pas aplikimit, pastrojini buzët me ujë.

6. PËRDORENI ANANASIN PËR LUFTIMIN E AKNEVE!

E fundit për nga radha, mirëpo kurrsesi jo edhe për nga rëndësia është përdorimi i ananasit për largimin e shpejtë të akneve. Enzimat që gjenden në ananas i ndihmojnë lëkurës që të mos ofrojë kushte të përshtatshme për zhvillimin e akneve.

7. KONSUMONI ANANAS PËR FLOKË MË TË FORTË!

Nëse e përfshini ananasin në dietën tuaj ju do të brengoseni më pak për rënien e flokëve. Konsumoni rregullisht ananas për t'i forcuar gjëndrat e flokëve. Janë antioksiduesit dhe vitamina C, që janë të bollshme në ananas, ato që ju ndihmojnë në arritjen e flokëve më të fortë.

8. ANANASI, PASTRUES I PËRKRYER I LËKURËS

Ananasi i shtypur është njëri nga agjentët më të mirë për pastrimin e lëkurës suaj. Për shkak të cilësive ripërtëritëse që ka, ananasi ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë, gjë kjo që bën që lëkura juaj të ketë më shumë shkëlqim. Përdoreni ananasin në këmbët e çara dhe do t'i shihni rezultate pozitive brenda një kohe të shkurtër.

9. ANANASI, ILAÇ PËR DHËMBË

Duke iu falënderuar sasisë së lartë të Vitaminës C, ananasi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre. E tëra që ju duhet të bëni është të konsumoni ananas dhe dhëmbët e mishi i tyre do të përmirësohen gradualisht.

(Kosova Sot Online)