Teknika e 'gatimit' të grimit për një fytyrë të përkryer

  • 14 maj 2020 - 15:24
Teknika e 'gatimit' të grimit për një fytyrë të përkryer

Në kohën kur njerëzit e kanë perfeksionuar teknikën e konturimit, në skenë ka dalë një metodë e re e përdorimit të grimit, që bën që lëkura juaj të mbetet e përkryer. 'Gatimi' ose 'zierja' e grimit tuaj konsiderohet teknika e re në rutinën e bukurisë, megjithatë, ekspertët e grimit ka kohë që e përdorin teknikën, pjesë e së cilës është vendosja e pudrës së çeltë në fytyrë, lënia e saj për të qëndruar për 10-30 minuta, para se ta largoni atë me brushë. Teknika në fjalë është përdorur edhe nga artisti i grimit, Mario Dedivanoviq, i cili punon me Kim Kardashian-in. Mario e ka përdorur këtë teknikë kohë pas kohe për t'ia mundësuar klientes së tij që ta ruaj fytyrën e pastër, të cilën edhe është bërë e famshme.

'Gatimi, ose lënia e grimit të 'zihet', është një term i cili është përdorur për këtë teknikë të grimit tash e disa vite', ka thënë artisti i grimit Tonee Roberio. 'Kjo teknikë bën që baza e grimit të ngulitet më thellë në lëkurë, duke bërë që të mos keni nevojë që të aplikohet pudra vazhdimisht'.

Duke parë që kjo teknikë e aplikimit të grimit po bëhet e suksesshme, artistët e grimit, nga anekënd botës kanë filluar të që postojnë video në kanalet e tyre në 'YouTube', ku edhe rrëfejnë për mënyrën e aplikimit të kësaj teknike. Në mesin e këtyre artistëve është edhe Heidi Hamoud, që e ka publikuar një video të tillë. Hedi më pas vazhdon me aplikimin e shtresës së dytë të fshehësit, kësaj radhe duke përdorur fshehës në formë kremi.

Gjatë raundit të dytë të përzierjes së bazës së grimit, Heidi i paralajmëron shikuesit se duhet të kenë kujdes që gjatë shpërndarjes të mbulojnë çdo shenjë në lëkurë, pasi që, në të kundërtën, do të përfundojnë me një shenjë të tillë në fytyrë për një periudhë më të gjatë. Heidi më pastaj e aplikon pak sprej të tejdukshëm në lëkurë, që i ndihmon asaj me vendosjen më të përshtatshme të bazës, për ta 'mbushur' më pas pjesën e lëkurës nën sy me pudër. Pasi që e lë pudrën që të qëndrojë për dhjetë minuta, ajo e përdor brushën për shpërndarje të grimit, kësaj Në video Heidi fillon me këshillimin e shikuesve që ta përdorin një krem ose serum të syve për hidratimin e lëkurës në pjesën nën sy, duke iu ndihmuar kështu në eliminimin e rrudhave dhe shenjave të tjera.

Më pas ajo shihet duke e aplikuar një dozë të madhe të fshehësit, që, sipas saj, mund të jetë i çfarëdo marke, mirëpo është e rëndësishme që të jetë i trashë. Pasi të ketë përfunduar, klientja e saj mund ta shijoj bazën e vendosur në lëkurë, bazë të cilën nuk është e nevojshme ta aplikoni përsëri brenda një kohe të caktuar. Ajo më pas vazhdon me përzierjen e fshehësit nga poshtë lart, duke e shpërndarë edhe në drejtim të pjesës së fytyrës në mes të ballit dhe veshëve. Megjithatë, jo të gjithë artistët e grimit janë adhurues të kësaj teknike, e në mesin e skeptikëve është edhe Elisa Flowers, e cila ka thënë që teknika e 'gatimit' të grimit është një teknikë që mund ta bëjë një person të duket bukur në fotografi.

(Kosova Sot Online)