“Na pret një periudhë 7-vjeçare tronditjeje”, astrologia ‘tremb’ me parashikimin: Nuk do jetë vetëm virusi

  • 15 May 2020 - 11:43
“Na pret një periudhë 7-vjeçare tronditjeje”, astrologia ‘tremb’ me parashikimin: Nuk do jetë vetëm virusi

Viti 2020 po rezulton tepër i vështirë për të gjithë botën, me koronavirusin që ka shkaktuar pandemi globale dhe ka mbyllur në shtëpi një pjesë tepër të madhe të globit. Po astrologjia Meri Shehu thotë se na pret një periudhë 7-vjeçare tronditjeje. Ajo thekson se tashmë ne e kemi prapë Uranin në Dem, “nuk them që do të kemi një luftë botërore, por do ta quaja një “provokim të natyrës”.

“Kur ndodhi çështja e virusit, shumë njerëz, nuk më akuzuan, por më thanë pse nuk e ke parashikuar? Unë nuk mund të parashikoj virusin, atë e parashikojnë shkencëtarët, por marrëdhëniet sociale dhe çështjet ekonomike që tronditen dhe që dukeshin të tronditura. E kemi theksuar do të jetë një periudhë 7-vjeçare tronditjeje, nuk do të jetë vetëm virusi…përpara mund të kemi edhe sprova të tjera që mund të na presin, sepse kur është futur Urani në Dem për herë të fundit ka ndodhur Lufta II Botërore, tashmë ne e kemi prapë Uranin në Dem, unë nuk them që do të kemi një luftë botërore, por do ta quaja një “provokim të natyrës”, por nuk ka kaluar tërësisht.”, tha Meri Shehu te Rudina.

(Kosova Sot Online)