Gjatë ditëve me vapë, kastravecët ofrojnë një freskim

  • 19 maj 2020 - 07:15
Gjatë ditëve me vapë, kastravecët ofrojnë një freskim

Veprimi i tyre vjen në shprehje më së miri në formë të dy losioneve për lëkurë, të cilat mund t'i bëni edhe vetë: Për losionin i cili e qetëson lëkurën pas rrezitjes, qëroni dhe gërryeni një kastravec, duke e vendosur më pas në pëlhurë, apo në një copë gazë, për ta ndrydhur, për të nxjerrë sa më shumë lëng nga ai. Përziejeni këtë lëng me 4-5 lugë qumësht të kokosit dhe, derisa ta përdorni, mbajeni në frigorifer, ku mund të qëndrojë deri në shtatë ditë.

Në vend të qumështit të kokosit, mund të përdorni edhe jogurt, apo ajkë, por në atë rast duhet ta përdorni menjëherë tërë preparatin. Një losion freskues për lëkurë mund ta bëni edhe me çaj jeshil: Ziejeni një filxhan të çajit jeshil, duke e ftohur mirë e mirë në frigorifer, para se ta përzieni me lëngun e kastravecit. Për një hidratim më të fortë mund ta shtoni një lugë xhelatinë, apo lëng të aloe verës. Edhe këtë losion mund ta përdorni më së shumtë shtatë ditë.  

(Kosova Sot Online)