Sekrete të thjeshta për lëkurë më të bukur

  • 21 May 2020 - 15:16
Sekrete të thjeshta për lëkurë më të bukur

Trajtimi i vazhdueshëm i lëkurës ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, toksikëve si dhe depozitave të tjera në lëkurë, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e shenjave të ndryshme, të cilat ia humbin shëndetin dhe rrjedhimisht bukurinë lëkurës suaj. Fatmirësisht, ekzistojnë disa përbërës, të cilët mund t'i përdorni për krijimin e maskave për trajtimin e lëkurës suaj.

JOGURTI ME MJALTË

Pastrimi i fytyrës dy herë në ditë ju ndihmon në parandalimin e shfaqjes së shenjave dhe e ruan shkëlqimin e lëkurës suaj. Jogurti i pastër, i përzier me mjaltë, shërben si një pastrues dhe zbutës i përkryer i lëkurës. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, para se ta pastroni me ujë të vaktë.

LËNGU I DOMATES

Përzieni 50 mililitra lëng domateje me një lugë çaji lëng limoni. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë, pasi që, kjo përzierje bën që lëkura juaj të bëhet më e butë dhe të ketë më tepër shkëlqim.

SHAFRANI I INDISË

Përzieni sasi të njëjtë të pudrës së shafranit të Indisë me miell, për ta krijuar një pastë të trashë me ndihmën e vajit të susamit. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë për t'i larguar kështu qimet e padëshiruara.

MJALTI DHE LËNGU I LAKRËS

Treteni një lugë çaji mjaltë në 30 mililitra lëng lakre. Kjo përzierje, nëse aplikohet rregullisht në fytyrë, ju ndihmon në largimin e rrudhave.

KAROTAT

Krijoni një pastë nga karotat e pastra dhe aplikojeni atë në fytyrë. Pasi t'i keni lënë karotat në kontakt me lëkurën për rreth një orë, pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë për t'i parë ndryshimet pozitive.

(Kosova Sot Online)