Si t'i trajtojmë flokët e yndyrshme dhe të holla?

  • 24 May 2020 - 08:56
Si t'i trajtojmë flokët e yndyrshme dhe të holla?

Flokët e yndyrshme dhe të holla më nuk do të paraqesin problem, falë këtyre sekreteve të cilat ua zbulojmë. Ja ku duhet ta përqendroni vëmendjen… Me dekada të tëra vlen rregulli i njëjtë, kur flitet për kujdesin ndaj flokëve - fërkojeni shampon në flokë dhe lëkurë të kokës, lani ato mirë e mirë, vendoseni regjeneratorin, pritni tre minuta dhe shpëlani flokët. Kjo procedurë e dëshmuar përdoret edhe në sallonet e floktarisë, por ekspertët tash vonë propozojnë që, nëse kemi flokë të holla dhe të yndyrshme, këtë procedurë ta bëjmë së prapthi. Kjo d.m.th. se së pari duhen lagur flokët dhe të ushqehen me regjenerator, e më pas të shpëlahen, si dhe të lahen me shampo.

PSE NJË PROCEDURË E TILLË ËSHTË E ARSYESHME?

Të gjithë ata që kanë flokë të holla, si të pajeta, apo flokë të yndyrshme, pajtohen rreth një gjëje - është vështirë të jetosh me regjenerator të flokëve, por pa të nuk bën hiç. Vajzat që kanë flokë të holla ankohen sesi regjeneratori "e shton peshën" e flokëve të tyre, të cilat më pas bëhen edhe më të pajeta, derisa femrat me flokë të yndyrshëm nuk e pëlqejnë regjeneratorin meqë për shkak të tij, flokët iu bëhen më shpejt me yndyrë.

Në anën tjetër, regjeneratori i ushqen flokët dhe ua jep atyre një pamje të bukur, prandaj nuk është me mend as injorimi i tij i plotë. Mu për këtë shkak, preferohet që të provohet "larja e kundërt", sidomos gjatë muajve të verës, kur nevojitet një kujdes shtesë.  

(Kosova Sot Online)