Si të dukeni mirë kur dilni nga deti

  • 26 May 2020 - 15:18
Si të dukeni mirë kur dilni nga deti

Nëse dëshironi që të dukeni mirë edhe kur të dilni nga deti, atëherë ndiqini këshillat në vijim.

PËRDORNI MASKARË REZISTUESE NDAJ UJIT

Nuk ka asgjë më keq se dalja nga uji pas një zhytjeje freskuese, e cila ju lë me sy të njollosur. Investoni në një maskarë kualitative rezistuese ndaj ujit, e cila nuk do të hiqet madje as pas një kohe të mirë të kaluar në det ose pishinë. Gjithashtu nuk keni nevojë që ta zgjidhni ngjyrën e zakonshme të zezë, qeraseni veten me një ngjyrë të shndritshme verore.

MOS E HARRONI ÇANTËN PËR GRIM

Sado që të aplikoni grim para se të zhyteni në ujë, gjasat janë të mëdha që do të keni nevojë për ndonjë përmirësim pas daljes nga uji. Merrini gjërat e nevojshme me vete për një rifreskim të shpejtë pasi që keni hyrë në ujë dhe keni dalë nga ai disa herë.

EYELINER'-I REZISTUES NDAJ UJIT ËSHTË I DOMOSDOSHËM

Gjatë pushimit tuaj është mirë që të investoni në një 'eyeliner' rezistues ndaj ujit me ngjyrë të theksuar. Ngjyra e zezë dhe ajo e kafenjta janë të mira për çdo ditë, por kur për plazh është më mirë që ta bëni një ndryshim. Pse mos ta zgjidhni një linjë të hollë të kaltër, të gjelbër ose me ngjyrë të vjollcës?

PËRDORNI PREPARATE PËR NXIRJE TË LËKURËS

Para se të shkoni në det sigurohuni që të përdorni preparate për nxirje të lëkurës në shtëpi. Kjo do t'ju ofrojë një rrezatim të shëndetshëm që nga fillimi. Përdorni preparate që nuk do të bëjnë që lëkura juaj të duket e portokalltë. Përdorni preparate që janë të dizajnuara që të përshtaten me ngjyrën e lëkurës së fytyrës. Nëse e përdorni të njëjtin edhe në trup atëherë mund të përfundoni me ngjyrë shumë të errët në faqet tuaja.

MBAJINI FLOKËT TË SHKËLQYER

Flokët e qullur nuk duken mirë, ndërsa për t'i bërë që të duken të shkëlqyer duhet që t'i lëshoni dhe që më pas ta zhytni pjesën e pasme të kokës në ujë. Pastaj, i thani me peshqir dhe e aplikoni serumin tuaj për të shmangur lidhjen e flokëve. Më pas i lidhni flokët në bisht, e nëse flokët i keni jashtë kontrollit apo tepër të shkurtë për t'i lidhur, është mirë që në kokë ta keni një kapelë dielli.

NGJYRA E DUHUR PËR BUZË

Ngjyrat e zakonshme për buzë dhe shkëlqyesit e buzëve nuk qëndrojnë gjatë në plazh. Ju nevojitet një ngjyrë e cila nuk do të hiqet kur të laget. Zgjidhni ngjyra rezistuese ndaj ujit, të cilat përmbajnë ngjyrë dhe balsam. Një ngjyrë e tillë parandalon tharjen e buzëve. Zgjidheni një ngjyrë që përshtatet me kostumin tuaj të notit ose ndonjë ngjyrë që tërheq vëmendjen si ajo rozë.

PËRDORNI KREM PËR RREZITJE DHE HIDRATUES

Para se të hyni në ujë aplikoni krem për rrezitje dhe përdorni losion hidratues që përmban faktor mbrojtës në fytyrën tuaj. Edhe në ujë mund të digjeni ashtu sikur edhe jashtë tij. Pas daljes dhe tharjes me peshqir i aplikoni sërish.

(Kosova Sot Online)