Krijojini stilet e përkryera të flokëve, duke ndjekur këta hapa të thjeshtë

  • 29 May 2020 - 15:46
Krijojini stilet e përkryera të flokëve, duke ndjekur këta hapa të thjeshtë

Bishtalecat janë futur fuqishëm në modë gjatë këtij viti, pasi që, stilet e flokëve, që për motiv kryesor kanë bishtalecat, kanë filluar të shihen kudo nëpër qilima të kuq e intervista të të famshmeve. Megjithatë, shumica e femrave mendojnë që krijimi i këtyre stileve të flokëve, pa pasur një stilist personal, është një gjë shumë e vështirë. Më poshtë jua kemi sjellë mënyrën më të lehtë të krijimit të stileve të flokëve, që janë shndërruar në trendë të sezonit.

BISHTALECI MBI VESH

Ky stil flokëve, në të cilin bishtaleci kalon nëpër skajin e kafkës, mbi vesh, krijon një dukje të mrekullueshme. Femrat, të cilave iu shkon më së shumti një stil i tillë janë femrat me flok të zinj e të gjatë. E, për ta krijuar një stil të tillë flokësh, duhet t'i ndiqni pesë hapat e mëposhtëm.

Hapi 1: Ndani flokët në mes të vetullës dhe filloni ta krijoni një bishtalec me tri tufa flokësh.

Hapi 2: Vazhdojeni bishtalecin buzë veshit, duke i tërhequr flokët nga pjesa e epërme.

Hapi 3: Vazhdoni të shtoni pjesë flokësh në bishtalecin tuaj.

Hapi 4: Lëvizni mirë me duar, duke i mbledhur të gjithë flokët në bishtalec, për të mos lënë fije flokësh jashtë bishtaleci.

1: Krihni flokët para se t'i ndani në dy pjesë të barabarta anash kokës.

Hapi 2: Merrni një tufë të vogël flokësh nga njëra pjesë e tyre.

Hapi 3: Mbështillni flokët para se t'i bëni bashkë të dy sektorët e ndarë e ta përsërisni procesin edhe me palën tjetër të flokëve.

Hapi 4: Mbajini flokët në pjesën e brendshme të bishtalecave dhe vazhdoni me përsëritjen e procesit.

Hapi 5: Pasi që të koni përfunduar, tërhiqni flokët teposhtë dhe shtrëngojini flokët me karfice, për t'i mbështjellë më pas me flokë.

BISHTALECAT ROMANTIKË

Ndonëse një stil i tillë flokësh është shumë i mundimshëm, sidomos nëse e bëni për një natë të zakonshme, mirëpo, ia vlen të shpenzoni kohë në të nëse jeni duke u përgatitur për ndonjë dasmë.

Hapi 1: Përgatitni flokët dhe ndani në katër seksione.

Hapi 2: Filloni ta krijoni një bishtalec me seksionin e parë të flokëve.

Hapi 3: Veprimin e njëjtë përsëriteni edhe me seksionet tjerë të flokëve.

Hapi 4: Ngërtheni që të katër bishtalecat me njëri-tjetrin, duke krijuar formën si në fotografi.

Hapi 5: Përfundimisht, përdorni karfice në pjesët ku nuk mund të shihen, për t'i përforcuar më tepër flokët, duke krijuar një stil më të qëndrueshëm.

(Kosova Sot Online)