Receta për flokë të shëndetshme

  • 01 qershor 2020 - 07:22
Receta për flokë të shëndetshme

A e dini se sa shumë kimikate gjenden brenda një shampo të zakonshëm. Tingëllon si një shishe përplot me përbërës kimik që duhet rregullisht ta vendosim në kokë. Por, jo, nuk ka pse të jetë ashtu. Soda e bikarbonatit dhe uthulla e mollës janë vërtetuar të jenë preparate gjeniale në pastrimin e çdo gjëje, e madje edhe të flokëve. Provojeni, shumë femra e kanë bërë këtë dhe tani kanë flokë më të bukur dhe më të shëndetshëm se kurrë më parë. Harroni shampotë komercialë dhe maskat plot me kimikate dhe aroma artificiale.

SHAMPO ME SODË

1 lugë sodë bikarbonati; 1-2 dl ujë.

PËRGATITJA:

1. Nga soda e bikarbonatit dhe e ujit përgatitni një përzierje me trashësinë e pastës; 2. Përzierjen e vendosni në flokët e lagështa; 3. E lini të veprojë nga 10 deri 15 minuta, e më pas flokët i shpëlani me ujë. MST/ Regjeneruesi me uthull 1 lugë uthull të mollës; 2 dl ujë.

PËRGATITJA:

Në një gotë përzieni 1 lugë uthull molle dhe 2 dl ujë. Këtë regjenerues-lëng e vëni në flokët e lagura. E mbani për disa minuta. Mos u brengosni për aromën, kur të jenë tharë flokët edhe aroma avullohet. I shpëlani flokët me ujë të ftohtë për shkëlqim shtesë. 

(Kosova Sot Online)