Ushtrimet për një trup si të Eva Longorias

  • 02 June 2020 - 07:30
Ushtrimet për një trup si të Eva Longorias

Jo shumë femra kanë stomak me të cilin mund të krenohen, sidomos jo pasi që t'i mbushin dyzet vjet. Megjithatë, kjo gjë nuk vlen për Eva Longoria-n, e cila, përkundër faktit që i ka mbushur dyzet pranvera, ka një stomak, që shumë femra ia kanë zili. Aktorja e 'Desperate Housewives' dikur ka qenë një instruktore aerobiku dhe trajnere personale, andaj ajo është në dijeni të atyre gjërave që duhet bërë, për të qenë në formë. Për ta parandaluar 'mërzitjen' e trupit të saj, ajo i kombinon sesionet e boksit me ushtrime të ndryshme (sete të përsëritura të kërcimeve, pompave etj). Megjithatë, sipas saj, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa vrapimi. "Vrapimi është ushtrimi më i mirë dhe më i rëndësishëm për femrat që dëshirojnë të jenë në formë. E mira e vrapimit është që mund të shohësh gjithçka teksa ushtron", ka shtuar ajo.

ÇKA DUHET PROVUAR?

Ushtrimet me top: Shtrihuni në dysheme me një top palestre të vendosur në mes këmbëve. Shtrëngojeni topin me gjunjë para se t'i zgjatni këmbët mbi të. Gjithsesi, shpina juaj duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me dyshemenë. 

(Kosova Sot Online)