Tetë ilaçe natyrale për parandalimin e plakjes së parakohshme

  • 03 June 2020 - 15:19
Tetë ilaçe natyrale për parandalimin e plakjes së parakohshme

1. TË BARDHTË E VEZËS V eza është një ilaç i shkëlqyer, që përmban acide yndyrore omega-3, proteina, zink. Për më tepër, të bardhtë e vezës përmban edhe një përbërës që quhet 'biotinë', që i lufton shenjat e plakjes. Biotina ndihmon në prodhimin e yndyrës në trup, duke rikuperuar lëkurën e dëmtuar, që i mban larg rrudhat. Veza, përndryshe, njihet si një ilaç natyral që e shtrëngon lëkurën. Merrni një lugë çaji të bardhë të vezës dhe vendoseni në një enë, ku e shtoni edhe një gjysmë luge malai dhe një lugë lëng limoni. Pasi që t'i keni përzier mirë përbërësit, masën e fituar aplikojeni në fytyrë. Lëreni të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta, para se ta pastroni me ujë të ftohtë.

2. KAROTAT DHE PATATET Karotat janë burim i pasur i vitaminës A, që ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit të lëkurës. Kolagjeni bën që lëkura të shtrëngohet, duke parandaluar kështu shfaqjen e rrudhave dhe duke i dhënë lëkurës suaj një pamje rinore. Patatet, në anën tjetër, e zbutin lëkurën duke reduktuar rrudhat. Zieni një karotë dhe një patate të vogël dhe shtypini mirë për ta krijuar një pastë të butë. Masës së fituar shtojani pak shafran të Indisë dhe pak sodë buke, para se t'i përzieni edhe një herë. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për njëzet minuta, para se ta pastroni me ujë të vaktë.

3. JOGURTI

Edhe jogurti është i pasur me vitaminë A, që, gjithashtu, është një element që parandalon plakjen. Nëse konsumohet çdo ditë, jogurti ndihmon në parandalimin e shfaqjes së rrudhave, nëpërmjet pasurimit të trupit me lëndë ushqyese. Merrni një lugë çaji mjaltë dhe shtojani dy lugë çaji jogurt. Pastaj, përzierjes së fituar shtojani edhe një lugë çaji lëng limoni të freskët. Shtypeni një kapsulë vitaminë E dhe hidheni në përzierje bashkë me pak shafran të Indisë. Përzini mirë përbërësit para se t'i aplikoni në lëkurë, ku i lini të qëndrojnë një 10-15 minuta, para se t'i pastroni me ujë të vaktë.

4. LËNGU I TRËNDAFILIT

L ëngu i trëndafilit ka veti rigjeneruese, si dhe luan rol qetësues kur vjen në kontakt me lëkurën. Ky produkt ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut nëpër kapilarë, duke reduktuar rrezikun e ngushtimit të venave. Për më tepër, lëngu i trëndafilit redukton edhe shenjat në lëkurë si dhe ënjtjet nën sy. Merrni 2 lugë çaji lëng të pastër trëndafili dhe shtojani një gjysmë luge të çajit lëng limoni dhe disa pika glicerinë. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë me ndihmën e një topthi të pambukut. Mos e pastroni fytyrën pas aplikimit të këtij produkti, pasi që lëkura juaj duhet ta absorbojë mirë.

5. QUMËSHTI I KOKOSIT

Kjo pemë tropikale i lufton të gjitha shenjat e plakjes, duke e bërë lëkurën tuaj të butë dhe të rrafshët. Për më tepër, qumështi i kokosit përmban edhe veti antibakteriale, që ndihmojnë në shmangien e rrudhave në fytyrë. Nxirreni qumështin nga një arrë e kokosit dhe aplikojeni qumështin në fytyrë me ndihmën e një topthi të pambukut. Pas njëzet minutash, pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

6. BANANET

Bananet, që janë të njohura për vetitë e tyre antipezmatuese, përmbajnë vitaminë A, B dhe E. Për më tepër, bananet përmbajnë edhe zink, kalium dhe hekur, që janë të rëndësishme, sidomos për organizimin e femrës. Thjesht, copëtojeni dhe shtypeni një banane dhe shtojani një lugë çaji lëng trëndafili dhe një lugë çaji mjaltë, para se përfundimisht t'ia shtoni edhe një lugë çaji jogurt. Përzieni mirë këta përbërës, për të krijuar kështu një pastë të butë. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për njëzet minuta, para se fytyrën ta pastroni me ujë të ftohtë.

7. LËNGU I PATATES

Patatet janë burim i pasur i vitaminës A, që ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup, i cili parandalon dëmtimet e lëkurës. Nxirreni lëngun nga një patate dhe aplikojeni në fytyrë me ndihmën e një topthi të pambukut.

8. PAPAJA

Papaja është e pasur me antioksidues dhe përmban një enzime që i vret qelizat e vdekura dhe i shëron dëmtimet e lëkurës. Për më tepër, papaja ndihmon në gjenerimin e qelizave të reja si dhe bën që lëkura të jetë më elastike. Copëtojini disa copëza të papajës së qëruar. Shtypeni me ujë të ngrohtë dhe formoni një pastë të butë. Përzierjen e fituar aplikojeni gjithandej në lëkurë të fytyrës dhe pasi ta keni lënë të qëndrojë për rreth dhjetë minuta, pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë.

(Kosova Sot Online)