Forcat për ta zbuluar sekretin e valëve të flokëve

  • 05 June 2020 - 07:50
Forcat për ta zbuluar sekretin e valëve të flokëve

Floktari i famshëm Harry Josh (i cili kujdeset për flokët e modeleve të Victoria's Secret', dhe floktarja Jen Atkin ( e cila kujdeset për flokët e motrave Kardashian) kanë bashkuar forcat për ta zbuluar sekretin e valëve të flokëve, për të cilat nuk keni nevojë për tharëse dhe hekur për flokë.

1. KRIPA + SHKUMA

Pas plazhit, e aplikoni sprejin për flokë në lëkurë të kokës dhe e shpërndani shkumën në tërë sipërfaqen e flokëve. Në këtë mënyrë do të keni valë të përkryera të flokëve. 2. FIGARO Për dredhje të flokëve përdorni figaro vëllimi i brushës së të cilës duhet të jetë rreth 3 centimetra. Në këtë mënyrë do ta arrini një dukje më natyrale të valëve.

3. MJETET E NGROHTA PËR FLOKË

Flokëve më së miri u jep formë ngrohtësia. Për këtë arsye përdorni lirisht të gjitha aparatet, pa frikë nga ngrohja e tepërt, sepse secili produkt në vete përmban mbrojtjen nga ngrohtësia.

4. PËRDORNI KAPËSE

I mblidhni flokët me kapëse dhe i lini që të thahen në mënyrë natyrale. Kur flokët të jenë tharë, me duar ngadalë i shkundni valët. Do të ndaheni e kënaqur me rezultatin. Për arritje të valëve të përkryera është gjithashtu i rëndësishëm ushqimi i flokëve. Vaji i ricinit u jep flokëve shkëlqim, ndërsa llaku dhe shamponi për larje të tharë mënjanojnë yndyrën e tepërt. Përveç kësaj, vaji është shumë ushqyes dhe flokëve u ofron vitaminat dhe mineralet e nevojshme, si dhe, nxitë rritjen e tyre. 


(Kosova Sot Online)