Sekretet prapa dukjes unike të Kendall Jenner-it

  • 08 June 2020 - 14:55
Sekretet prapa dukjes unike të Kendall Jenner-it

Artistja e famshme e grimit, Chloe Morello, ua ka dëshmuar të gjithëve se sa profesioniste është kur javën që kemi lënë pas, në 'YouTube' e ka rikrijuar dukjen e grimit të supermodeles, Kendall Jenner. Zonjusha Morello, e ka shpjeguar hap-pashapi procesin e krijimit të dukjes së modeles, që vjen nga familja me motrat më të famshme në planet. Për punën e saj në fytyrën e Kendallit, Morello ka përdorur buzëkuqin e modeles me ngjyra mat, ndërsa sa i përket flokëve ajo kishte vendosur që ata të dukeshin sikur të lagur.

"Pata shikuar në 'Google' dhe pata parë se sa bukur dukej ajo me atë buzëkuq", ka thënë Morello. "Fytyra e saj është e bukur, andaj edhe aty duhet të përqendrohemi". Në videon, që është publikuar në 'YouTube', në fillim mund të shihet Kendall-i me fytyrë të freskët, pa grim, para se të fillohet me aplikimin e një shtrese të rëndë të bazës së grimit. Pasi që kishte përfunduar me bazën, artistja e grimit i ka kushtuar vëmendje të veçantë formës së vetullave. "Më duket që ka pak mangësi në vetulla, andaj më duhet të bëj përpjekje për ta krijuar një formë më të zgjatur të tyre", ka shtuar Morello. Megjithatë, e gjithë vëmendja ka qenë në buzëkuqin me ngjyrë mat, të cilin zonjusha Morello e ka aplikuar duke përdorur një brushë me kënde, pasi që, me shumë kujdes, i kishte kufizuar buzët e klientes së saj. Për ta venë qershinë mbi tortë, ajo ia kishte tërhequr flokët prapa, duke krijuar më shumë volum në pjesën e përparme.

JA SI MUND TA ARRINI DUKJEN E KENDALL JENNER-it

Pastrojeni lëkurën e fytyrës dhe aplikoni bazën Mbushni vetullat Theksojeni pjesën përreth syve dhe mbi buzë Aplikoni pigmente në skajet e brendshme të syve Maskara dhe qerpikët artificialë Përdorni bronzues në mollëza dhe ballë Aplikoni 'liner' buzësh para se t'i mbushni buzët Krijoni dukjen e flokëve të lagur, duke i mbledhur prapa dhe duke krijuar më tepër volum në pjesën e përparme

(Kosova Sot Online)