Shtatë maska shtëpiake nga jogurti, që ju ndihmojnë me problemet e lëkurës

  • 09 June 2020 - 15:17
Shtatë maska shtëpiake nga jogurti, që ju ndihmojnë me problemet e lëkurës

Jogurti, përveçqë është një ushqim shumë freskues, i përshtatshëm për stinën më të nxehtë të vitit, ai sjell përfitime të mëdha edhe për lëkurën. Andaj, shfrytëzojini vetitë shëruese të jogurtit, duke bërë maska shtëpiake, që bëjnë çudira në lëkurën tuaj.

1. MASKA PËR ZBUTJEN E SKUQJEVE

Kjo është një maskë shumë e përshtatshme për të gjitha femrat, pasi që, pothuajse të gjitha, nganjëherë, bien viktimë e skuqjes së lëkurës. Përbërësit: Drithëra - 1.5 lugë gjelle Jogurt i pastër - 2 lugë gjelle Uthull molle - 1 lugë gjelle Mjaltë - 1 lugë çaji Çaj i gjelbër Përzieni katër përbërësit e parë në një enë dhe më pastaj shtojani çajin e gjelbër. Filloni me tri lugë gjelle e më pas, duke e përzier, shtoni më tepër çaj. Mënyra e aplikimit: Aplikojeni pastën në fytyrë dhe prisni për 10-15 minuta para se ta largoni nga fytyra me një leckë. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë, pa përdorur shampon. Për rezultate sa më të mira, aplikojeni këtë maskë 2-3 herë në javë.

2. MASKA ME JOGURT E DREDHËZA, PËR LËKURË PROBLEMATIKE

Për shkak të faktit që përmbajnë acid salicilik, dredhëzat janë shumë të rëndësishme për trajtimin e lëkurës, së prekur nga aknet. Jogurti, në anën tjetër, është një antibiotik natyral, i domosdoshëm për pastrimin e lëkurës. Përbërësit: Dredhëza të shtypura - 60 gramë Lëng limoni - 2 lugë gjelle Jogurt - 1 lugë gjelle Mjaltë - 1 lugë gjelle Përzieni të gjithë përbërësit, duke u kujdesur që masa të mos bëhet tepër e lëngët, pasi që, në këtë mënyrë, do të pamundësohet shtrirja e saj në lëkurë. Mënyra e aplikimit: Shpërndajeni përzierjen e fituar në lëkurën e fytyrës, duke përdorur gishtërinjtë. Pasi që ta keni shpërndarë mirë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, para se ta largoni me leckë dhe ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë.

3. MASKA ME JOGURT E DRITHËRA, PËR NJË LËKURË ME SHKËLQIM

Drithërat janë shumë të rëndësishëm për pastrimin e lëkurës, pasi që i largojnë papastërtitë, edhe nga thellësia e poreve. Përbërësit: Drithëra - 1 lugë çaji Mjaltë - 1 lugë çaji Jogurt - 2 lugë çaji Përzieni të gjithë përbërësit në një enë. Mënyra e aplikimit: Me ndihmën e gishtërinjve, aplikojeni një shtresë të trashë të masës së fituar në lëkurën e fytyrës dhe lëreni të qëndrojë në kontakt me lëkurën për pesëmbëdhjetë minuta, para se ta largoni maskën nga fytyra duke e pastruar atë me ujë të ngrohtë. Pasi që maska të jetë larguar, trajtojeni lëkurën me ujë të ftohtë, për t'i mbyllur poret.

4. MASKA KUNDËR AKNEVE

Shafrani i Indisë është një përbërës që ju ndihmon në largimin e puçrrave dhe shenjave tjera në fytyrë. Vetitë antibakteriale e bëjnë shafranin e Indisë njërin prej luftuesve më të mëdhenj të akneve. Përbërësit: Jogurt i yndyrshëm - 2 lugë gjelle Shafran i Indisë - 1 lugë çaji Përzieni përbërësit mirë, deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme. Mënyra e aplikimit: Me përzierjen e fituar, trajtojeni lëkurën duke i bërë masazh nëpërmjet lëvizjeve rrethore të duarve. Kjo gjë duhet bërë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, para se të filloni ta pastroni fytyrën me ujë të vaktë.

5. MASKA ME JOGURT, AVOKADO DHE VAJ ULLIRI

Ky është një ilaç i shkëlqyer për femrat që kanë lëkurë të thatë. Maska në fjalë e rigjallëron lëkurën brenda një kohe të shkurtër dhe, me shumë gjasë, është produkti më i përshtatshëm për femrat me lëkurë të tillë. Përbërësit: Jogurt - 1 lugë çaji Vaj ulliri - 1 lugë çaji Avokado - ¼ e një avokado mesatare Shtypeni avokadon me një piru dhe më pas shtojani përbërësit tjerë. Mënyra e aplikimit: Aplikojeni një shtresë të trashë në fytyrë, me ndihmën e gishtërinjve dhe lëreni të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë dhe më pas trajtojeni me ujë të ftohtë, për t'i mbyllur poret.

6. MASKA PËR TRAJTIMIN E LËKURËS SË DJEGUR

Është zinku, që gjendet në masë të madhe në jogurt, përbërësi që ndihmon në rikuperimin e lëkurës suaj, pas që të keni pësuar djegie nga rrezet e diellit. Në fakt, jogurti mund t'ju ndihmojë me qetësimin e lëkurës suaj edhe nëse e aplikoni vetëm jogurtin, pra, pa e përzier me ndonjë përbërës tjetër. Përbërësit Vaj esencial të kamomilit - 10 pika Jogurt organik - 4 lugë gjelle Përzieni mirë të dy përbërësit. Mënyra e aplikimit: Pasi t'i keni përzier mirë të dy përbërësit, aplikojeni përzierjen e fituar në fytyrë dhe bëjini masazh ngadalë. Lëreni maskën në kontakt me fytyrën për rreth pesëmbëdhjetë minuta para se ta pastroni me ujë të vaktë.

(Kosova Sot Online)