Mbulojini puçrrat e shenjat e tjera në fytyrë, duke i ndjekur këto këshilla grimi

  • 10 June 2020 - 15:18
Mbulojini puçrrat e shenjat e tjera në fytyrë, duke i ndjekur këto këshilla grimi

Një femër e famshme në 'YouTube', që e përdor këtë medie sociale për t'i shpalosur dijenitë e saj në fushën e aplikimit të grimit, ka arritur të marrë afro 2 milionë klikime në vetëm njërën prej videove të saj, në të cilën ajo, si profesioniste, tregon se mund të mbulohen në tërësi aknet dhe shenjat në pjesën e lëkurës nën sy.

Nicole Matthews, 22-vjeçare, e ka postuar këtë video në muajin shkurt, ndërsa femrat që e kanë parë nuk kanë ndaluar së e shpërndari videon nëpër rrjete sociale. Video, që zgjat njëmbëdhjetë minuta e gjysmë, fillon me Nicole-n që është krejtësisht e përgatitur me grimin e saj, me vetulla të mbushura e sy sikur të maces, si dhe me buzë ngjyrë rozë, që ia dekoronin dukjen e saj. Pasi që ua shpjegon shikuesve të çka do të demonstrojë në video, video e kthen atë përpara, në momentin kur ajo nuk kishte pasur as edhe një pikë të vetme grimi në fytyrë.

Nicole vazhdimisht mundohet ta tërheqë vëmendjen tek puçrrat, aknet dhe shenjat tjera, që nuk janë të pakta në fytyrën e saj. 'Do ta filloj me balsamin e buzëve', thotë ajo në video, para se ta aplikojë balsamin në buzë, për të cilin thotë që e parandalon përzierjen e grimit me buzët, pra, e mban larg grimin prej buzëve.

Ajo më pas merr në dorë një krem trupi, të cilin fillon ta aplikojë në fytyrën e saj. "Nuk kam lëkurë problematike, andaj edhe kremi i trupit më përshtatet", thotë ajo duke e arsyetuar faktin që ka përdorur krem trupi për trajtimin e fytyrës. Ajo më pas vazhdon me bazën e grimit, të cilën e vendos në mollëza, në pjesën mbi buzë, nën të dhe në pjesën e ballit, për ta shpërndarë më pas.

gjithandej. Pasi që e aplikon bazën e grimit ajo vazhdon tutje me 'sherk', për mbulimin e mëtejmë të puçrrave dhe akneve në fytyrën e saj, duke i porositur femrat, që i ndjekin videot e saj, që të përqendrohen më tepër në zonat e lëkurës ku ka më shumë probleme. Përfundimisht, ajo e shpërndan 'sherk'-un duke e përdorur një shpuzë të veçantë. Pasi që e përshpejton videon në pjesën e aplikimit të grimit në vetulla, ku janë të përfshira pudra me ngjyrë të errët, një brushë me kënde dhe bazë e grimit përreth vetullave, Nicole fillon me përdorimin e fshehësit.

"E kam marrë një fshehës që është më i çeltë sesa nuanca e lëkurës sime, sepse më pëlqen efekti i theksimit që ma ofron ku fshehës", ka thënë ajo. "Fshehësin e aplikojë në pjesën e lëkurës nën sy, duke e vendosur atë në formë trekëndëshi", ka shtuar ajo. Ajo më pas aplikon një sasi të vogël të fshehësit edhe në qendër të buzës së epërme, në hundë dhe në ballë, para se të fillojë me konturim. Pasi që ta ketë bërë konturimin e fytyrës, ajo vjen në përfundim që lëkura e saj është pothuajse njëqind për qind e pastër, e gatshme për aplikimin e finesave, si bojëkuqi e buzëkuqi.

(Kosova Sot Online)