Këshilla bukurie që mos ta humbni kohën në mëngjes

  • 11 June 2020 - 15:19
Këshilla bukurie që mos ta humbni kohën në mëngjes

Për ato që me dëshirë nuk do të kalonin orë të tëra para pasqyrës, që me mëngjes, ekzistojnë disa mënyra për ta përshpejtuar regjimin tuaj të bukurisë. Revista "FEMAIL" ju ofron këshilla bukurie që për pak kohë do të jeni të gatshme të dilni nga shtëpia.

SHAMPONI I THARË

Ku është një shpëtim për të gjithë ata që përtojnë të zgjohen herët në mëngjes. Shamponi për larje pa ujë është mënyrë e lehtë të freskoni flokët tuaj.

ZGJIDHNI PRODUKTET "KREJT NË NJË"

Produktet e kanë më shumë se një qëllim, e një mënyrë është ta shkurtoni kohën gjatë mëngjesit për të kontrolluar nëpër çantën me kozmetikë. Një nuancë në faqe dhe një në buzë është e përsosur për të injektuar ngjyrë në fytyrë, ndërsa që kremi "BB" jo vetëm se dhuron lagështi, por ofron një mbulesë të shëndetshme.

MOS RRINI DUARKRYQ NATËN!

Lani flokët tuaj dhe thani ato gjatë natës. Mund t'i rregulloni me stil e në mëngjes të keni kaçurrele të lezetshme. Në këtë mënyrë, jo vetëm se keni më pak nevojë për t'i rregulluar, por ditën e dytë do ta keni shumë më të lehtë për t'i rregulluar me stil.

ORGANIZOHUNI!

Regjimi i grimit brenda pesë minutash është i arritshëm, por një pjesë e rëndësishme e saj se kur jeni për ngut është që ta dini ku çka nevojitet. Gjatë një pasdite organizoni të gjitha prodhimet tuaja. Në një vend vendosni produktet për buzë, për lëkurë e kështu me radhë. Në këtë mënyrë nuk do të humbni kohë duke kërkuar një produkt të caktuar dhe gjithçka do të jetë aty kur të keni nevojë.

BUZËT E KUQE

Buzëkuqi i kuq është diçka që detyrimisht duhet ta kesh, sidomos për ato femra që dëshirojnë të duken bukur dhe janë për ngut. Kjo për faktin se krijon një iluzion se keni aplikuar në gjithë fytyrën grim.

SIGURONI DY SETE TË GRIMIT

Për ato që gjithmonë janë për ngut, në mbledhje dhe takime të ndryshme, apo që udhëtojnë gjithë kohën, dy sete me grim do të mund t'ju sillnin dobi. Njëri le të jetë për përdorim në shtëpi ndërsa që tjetrin ta mbani me vete, sa herë të keni nevojë ta bëni atë prekjen kur ju nevojitet apo nëse keni ndonjë mangësi.

PËRDORENI THEKSUESIN!

Për një dalje të shpejtë dhe të keni një dukje thuajse keni pushuar gjithë natën, përzieni korrektuesin me theksuesin dhe e vendosni në trekëndëshin e syve. Përzieni këtë dhe do të keni një çehre të ndritshme.

(Kosova Sot Online)