Krijojeni vetë losionin tuaj për rrezitje

  • 12 June 2020 - 15:12
Krijojeni vetë losionin tuaj për rrezitje

A do të kishit pasur dëshirë që ta keni një losion për rrezitje, të bërë në shtëpi, e që nuk do të kushtonte shumë, mirëpo do të ishte shumë efikas?

MËNYRA E KRIJIMIT TË LOSIONIT NATYRAL PËR RREZITJE

Nuk keni nevojë të jeni profesionist për ta bërë këtë losion për rrezitje, pasi që, e tëra që duhet të bëni është t'i ndiqni hapat e mëposhtëm dhe losioni juaj do të jetë i gatshëm. Hapi i parë: Bëjeni pak çaj! Vlojini 180 mililitra ujë dhe në të hidhini 3 qeska të çajit të zi. Hapi i dytë: Filloni me përzierje Merrni 60 mililitra vaj kokosi, 60 mililitra lanolinë dhe 60 mililitra çaj dhe derdhini në një enë të përbashkët për përzierje. Deri sa përbërësit përzihen në enë, ngadalë derdhni edhe 120 mililitrat e mbetur të çajit. Përzieni deri në momentin kur përzierja të duket homogjene. Përfundimisht, losioni është i gatshëm për aplikim.

JA ÇKA JU NEVOJITET

Me shumë gjasë, disa prej produkteve që i kemi renditur më poshtë i keni në shtëpi, andaj sigurohuni që e keni kontrolluar çdo cep të shtëpisë, para se të niseni për në dyqan. Një tjetër gjë e rëndësishme që duhet cekur është që losioni për rrezitje, mënyrën e përgatitjes së të cilit e kemi paraqitur më poshtë, ndonëse mund të duket i shtrenjtë në fillim, ia vlen të punohet, pasi që mund të përdoret përgjatë tërë vitit. Vaji i kokosit Vaji i kokosit është një produkt shumë i rëndësishme për nxitjen e rrezitjes së lëkurës. Ky produkt funksionon sikur të ishte një shtresë xhami, që tërheq më shumë rreze ultravioletë në lëkurë, të cilat më pas i ndihmojnë lëkurës që të prodhojë më tepër melaninë, produkt ky i nevojshëm për shfaqjen e rrezitjes në lëkurë. Për më tepër, vaji i kokosit i ndihmon lëkurës suaj që të mbetet më e zbutur, gjë kjo që është shumë e rëndësishme në rrezitjen e shëndoshë të lëkurës suaj.

LANOLINË

Arsyeja kryesore pse lanolina përdoret në këtë përzierja është për shkak të vetive të hidratimit që i ka. Ky përbërës e kurthon lagështinë përbrenda lëkurës dhe ju ndihmon nëse dëshironi të keni një rrezitje që zgjat më shumë.

ÇAJ I ZI (3 QESKA)

Sikur të gjithë këta përbërës, edhe çaji i zi e ka rolin e tij unik: Ai përmban sasi të madhe të antioksiduesve, që i luftojnë toksikët e lëkurës, që mund të shfaqen gjatë periudhës së ndjeshme pas rrezitjes.

(Kosova Sot Online)